Gjatë qëndrimit në Bruksel, takimin e parë kryetari i Kuvendit, Ilir Meta e ka zhvilluar me zv/Presidentin e PE-së dhe njëherazi kreu i grupit “Miqtë e Shqipërisë”, David Sassoli.
 
Meta pasi shprehu mirënjohjen për PE-në dhe grupin ‘Miqtë e Shqipërisë’ për mbështetjen ndaj integrimit, shtoi se, Shqipëria mirëpret vendimin e Këshillit Evropian dhe se Kuvendi është i fokusuar në rekomandimet e Progres Raportit.
 
Nga ana tjetër, zv/presidenti i PE-së, deklaroi se Shqipëria ka bërë progres të madh dhe do ketë mbështetjen e plotë të PE. “Shqipëria është çelës stabiliteti në rajon”, është shprehur Sassoli.


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com