Pence është zyrtari më i lartë i SHBA që viziton Izraelin që nga njoftimi i Presidentit Donald Trump se qeveria e tij njohu Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit ku dhe do të lëvizë ambasadën.
Të dy palët, izraelitët dhe palestinezët e konsiderojnë Jerusalemin si kryeqytetin e tyre.
"Jam këtu edhe me shpresën që ne jemi në fillimin e një epoke të re, të diskutimeve të ripërtërishme për të arritur një zgjidhje paqësore për konfliktin e gjatë që ka prekur këtë rajon", u shpreh Pence.
Ai shtoi se njoftimi i Trump më 6 dhjetor "do të krijonte një mundësi për të ecur përpara në negociatat e mirëfillta midis Izraelit dhe Autoritetit Palestinez".
Duke përshëndetur vizitorin e tij, Netanyahu tha: "Zëvendës President, kam pasur privilegjin gjatë viteve të qëndrimit këtu me qindra udhëheqës botërorë i mirëpres të gjithë në kryeqytetin e Izraelit, Jeruzalem”.
Kur gazetarët e pranishëm e pyetën nëse ambasada amerikane mund të zhvendoset në Jeruzalem deri në vitin e ardhshëm, Netanyahu qeshi dhe tha se mund të ndodhte "javën e ardhshme".
Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com










