Pas rizgjedhjes së Armando Dukës në krye të FSHF-së, ka folur për mediat dhe zv/presidenti i UEFA-s, Grigori Surkis. Surkis monitoroi nga afër procesin zgjedhor në Asamblenë e FSHF në Durrësi. Në një prononcim për mediat, numri dy i UEFA tha se zgjedhjet ishin brenda rregullave.
/Shqiptarja.com
“Zgjedhjet ishin brenda rregullave. Për mendimin tim nuk ka humbës nga ky proces. Është detyrë e Federatës që të zhvillojë futbollin në Shqipëri. Kemi ide të reja se si UEFA do ta ndihmojnë futbollin shqiptar. U bëra thirrje kandidatëve që të ndihmonin futbollin shqiptar pasi kjo është në interesin tuaj. Dua që të uroj Presidentin e Futbollit dhe t’i uroj suksese", u shpreh Surkis, i cili i përcolli një mesazh edhe rivalit të Dukës, Bashkim Fino. "Fino mund ta ndihmojë futbollin nga pozita që ai ka", tha Surkis.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com









