Zëvëndës ambasadorja britanike, Mia Marzouk ishte pjesë e një takimi  me të rinj për të diskutuar mundësi të reja për rajonin e Dibrës.

Lajmin e bën me dije në një postim në rrjete sociale ambasada Britanike në Tiranë ku shkruan se Marzouk u impresionua nga energjia e të rinjve në këtë takim.

"Jam e befasuar nga energjia e të rinjve me të cilët bisedova sot, talenti i tyre mbresëlënës i shfaqur në Pallatin e Kulturës në Peshkopi si dhe entuziazmi për të eksploruar mënyrat për të kontribuar dhe arritur sukses në Dibër,” tha zëvendës ambasadorja britanike, shkruan ambasada.