Zvarriti dosjen 3 vjet/ ILD kërkoi ulje me 40% të pagës për prokurorin e Shkodrës, KLP jep vetëm vërejtje

Zvarriti dosjen 3 vjet/ ILD kërkoi  ulje me 40% të pagës për prokurorin e Shkodrës, KLP jep vetëm vërejtje

Agron Bushati

Tirane- Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi sot pjesërisht kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për procedim disiplinor për magjistratin Agron Bushati me detyrë prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për zvarritje të pajustifikuar në nxjerrjen e urdhrit të ekzekutimit për vendim penal të formës së prerë.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka kryer hetimin disiplinor me nismë të një ankuesi, që i është drejtuar ILD-së me ankesë ndaj magjistratit,  për zvarritje mbi 3 vjeçare në nxjerrjen e urdhrit të ekzekutimit të vendimit penal për ankuesin.

Nga hetimi disiplinor i kryer nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, rezultoi se magjistrati subjekt hetimi disiplinor, si prokurori me përgjegjësinë e zyrës së ekzekutimit të vendimeve penale, ka vonuar në mënyrë të pajustifikuar,  për një kohë prej 3 vjet e 9 muaj,  nxjerrjen e një akti procedural në shkelje të dispozitave ligjore neneve 462-466 të K. Pr. Penale dhe nenin 49/1 të ligjit nr. 8331, datë 21.4.1998, “Për ekzekutimin e vendimeve penale” i ndryshuar.

Nga hetimi disiplinor u konkludua, se veprimet/mosveprimet e magjistratit, përbëjnë shkelje disiplinore, që cënojnë figurën e magjistratit dhe besimin e publikut tek drejtësia.

Inspektori  Lartë i Drejtësisë i propozoi Këshillit të Lartë të Prokurorisë, që prokurorit Agron Bushati, t’i caktohet masa disiplinore “Ulja përkohshme e pagës deri në 40% për një periudhë deri në 1 vit”e parashikuar nga neni 108 i ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të  ndryshuar, për shkeljen disiplinore të parashikuar nga neni 102, pika 1, shkronja “d” të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi pjesërisht kërkesën, duke caktuar si masë disiplinore ndaj prokurorit atë të “vërejtjes publike”.

Agron Bushati kaloi procesin e vetingut në komisionin e Pavarur të Kualifikimit që më 27 tetor 2023 e konfirmoi në detyrë, por vendimi u ankimua nga Komisionerja Publike, Irena Nino e cila kërkon shkarkimin e prokurorit të Shkodrës, pasi çmon se ka cënuar besimin e publikut me mosveprimet e tij në hetimin e disa çështjeve si dhe në mbajtjen në ambjent privat të provave të prokurorisë.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 29/10/2024 17:23

    Gabim. Ta vrasim fare se paska shtyre urdherin e ekzekutimit. Nuk e ka lene ne paraburgim nje person qe duhet te lirohej por ka lene ne paraburgim nje person qe duhej te qendronte ne regjim burgu. Jo mish por peshk. Pra burokraci koti pa ndonje pasoje te madhe.

    Përgjigju
  • nini: 29/10/2024 16:33

    Prokuror i korruptuar qe s ka vend ne drejtesi. Ai eshte edhe i paafte, shihni se si e ka marre shkollimin dhe te kaluaren e tij. Vettingu nganjehere ngaterrohet. Ai vetem si avokat, se din me vjedhe njerezit, apo noter mund te punoje. Por kurre si Prokuror. Po nuk i dhe leke, dosja mbetet e paprekur per vite.

    Përgjigju
  • Sadiki: 29/10/2024 13:41

    Po ku kanë nevojë prokurorët dhe gjygjtarët për rroga!Këtyrë miliarderëve rroga ju duket simbulike me atë që bojnë si gjbvënsa që janë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë