PRISHTINE- Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka afat ligjor deri më 18 shtator për të dhënë interpretimin rreth procedurave që janë zbatuar në seancën e 17 korrikut, kur Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur kryetarin e këtij institucioni, por zvarritja e vendimit të kësaj gjykate deri në atë datë, do të ishte e panevojshme dhe e dëmshme për Kosovën, vlerësojnë ekspertët e çështjeve juridike kushtetuese dhe njohësit e zhvillimeve politike në vend.
Kërkesën për interpretim nga Gjykata Kushtetuese e ka bërë Partia Demokratike e Kosovës, më 18 korrik, ndërkaq, më 23 korrik, Kushtetuesja ka nxjerrë dhe publikuar vendimin për masë të përkohshme, me të cilën ka pezulluar vendimin për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në këtë rast të Isa Mustafës, lider i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në anën tjetër, blloku i partive të koalicionit Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, ka paralajmëruar ballafaqimin e argumenteve me PDK-në në Gjykatën Kushtetuese.
Eksperti i çështjeve juridike kushtetuese, Riza Smaka, profesor në Universitetin e Prishtinës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se Gjykata Kushtetuese duhet ta marrë vendimin sa më parë lidhur me çështjen, pavarësisht se afatin ligjor e ka deri më 18 shtator.
Sido që të jetë, vendimi i Gjykatës Kushtetuese i 23 korrikut, obligon Kuvendin e Kosovës, që të përmbahet nga çfarëdo veprimi deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës.
Marrë nga "Evropa e Lirë"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com