Një emigrant shqiptar i ardhur nga Italia mori fjalën gjatë protestës kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec, ku ndau përvojën e tij personale dhe bëri thirrje për pjesëmarrje më të madhe qytetare në tubimet e ardhshme.

Duke kujtuar ngjarjet e fillimit të viteve ’90, ai deklaroi se kishte qenë pjesë e protestave të para në Vlorë. Emigranti tregoi se familja e tij ishte përballur edhe me episode të dhunshme. 

"Para 31 vitesh e nisa protestën në qytetin e Vlorës. U rrahëm nga klikat berishiste, por protesta jonë u vodh nga këta që janë sot. Në shtëpinë time më bombarduan me tritol dhe granata. Në ’97-ën me djalin dhe nusen u nisëm përtej Adriatikut. I rritëm fëmijët me dashurinë për gjuhën shqipe. ’97-ta nuk duhet të përsëritet, por s’duhet të përçahemi. Le të bëhem unë heroi i parë, do të vijmë më këmbë nga Vlora, ose do realizojmë qëllimin ose do jemi të gjithë të vdekur. Në protestë sillni sa më shumë njerëz. Thirrje patronazhistëve dhe SHISH, bëni kujdes dhe hajde bashkohuni këtu me ne",- tha një protestues.


Lajmi kryesor:

LIVE TV- Protesta e 12-të në Tiranë kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec, qytetarët: Politikanët aktualë i ka kapur frika! Rama të marrë Berishën dhe largohen