Një shtetas kosovar ka ngritur “në këmbë” policinë zvicerane, pasi është arratisur nga burgu qendror i Friburgut në Zvicër.
Personi i identifikuar si Bashkim L., 35 vjeç është arratisur nga burgu mes natës së premte dhe të shtunës. Por lajmi është bërë i ditur vetëm sot nga autoritetet lokale, njofton media zvicerane Blick.ch.
Policia vendase dyshon se ai është arratisur duke u ndihmuar nga persona të tjerë jashtë dhe me shumë mundësi është larguar nga Zvicra dhe ka mbërritur në Kosovë.
Sipas mediave zvicerane, 35-vjeçari konsiderohet një person më rrezikshmëri të lartë. Si pasojë, autoritetet kanë kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve që të ndihmojnë nëse kanë informacione.
Bashkim L., ishte dënuar në vitin 2013 për vrasjen e një shqiptari tjetër nga Kosova, por që jetonte në Itali, pas përplasjeve për kontrollin e territoreve të shitjes së lëndëve narkotike.

(Shqiptari i arratisur nga burgu)
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com