LOZANË (ZVICËR) - Dy nga pesë të arratisurit e të martës, të cilët ikën brenda pesë minutave nga një burg afër Lozanës në Zvicër me ndihmën e bandës së mafias serbe “Pink Panther”, u arrestuan pas 48 orësh pas një operacioni të policisë në një apartament në Cheseaux. “Edhe pse kishin shpresuar në gjetjen e një vendi të sigurt”, shton policia e kantonit të Vaudit, të cilës i referohet agjencia e lajmeve, “Presheva jonë” nga Zvicra.
Në aksion u angazhuan tetëdhjetë e oficerëve të policisë, përfshirë këtu edhe përforcime nga Gjeneva, Valais, Fribourg dhe Policia Federale. Të arrestuarit janë një shqiptar nga Shqipëria, 34-vjeçar, dhe një shqiptar nga Kosova, 22-vjeçar. I pari është i njohur nga policia për shkak të kontrabandës së drogës, kurse i dyti, nga Kosova, për vjedhje.
Ndërsa tre tjerët; francezi dhe dy serbët, njëri i Bosnjës dhe tjetri nga Serbia gjenden ende në arrati. Policia ka konfirmuar se serbi 47 vjeç është pjesëtar i grupit kriminal “Pink Panter”. Një tjetër serb, 37 vjeç, me banim në rajonin e Lozanës dhe gjithashtu i përfshirë në logjistikën e arratisjes, u identifikua dhe u arrestua natën e të mërkurës në kantonin e Lucernit. Hetimet po vazhdojnë për të kapur tre të tjerë të arratisur nga burgu, ka pohuar policia përmes një deklarate.
Redaksia Online
(ma/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com