GJENEVË- Mbi 1 mijë shtetas nga Shqipëria, Kosova dhe trojet etnike vuajnë në burgjet e Zvicrës. Përfshirja e tyre, kryesisht të kosovarëve, në krime të ndryshme në Zvicër është shqetësuese. Pothuajse çdo ditë arrestohen shqiptarë për shitje droge dhe për vjedhje.
“Vetëm gjatë vitit të kaluar janë arrestuar dhe trajtuar mbi 3 mijë shqiptarë nga Kosova për krime të ndryshme. Përkundër rënies së krimit të organizuar, numri vjedhësve vijon të paraqitet në shifra shqetësuese, sidomos në kantonin e Gjenevës”, ka deklaruar shefja e Policisë së Gjenevë, Monica Bonfanti.
“Në mesin e të arrestuarve dhe në burgjet e Gjenevës janë kryesisht persona të akuzuar për vjedhje, të ardhur sidomos nga vendet e Ballkanit, si nga Serbia, Kosova, Rumania, Maqedonia, Shqipëria, Bullgaria, ka edhe nga Afrika dhe vendet tjera sllave si Rusia, Gjeorgjia etj”, ka vijuar Monica Bonfanti.
Shqiptarët kryesisht arrestohen për shitje të drogës, ndërsa kosovarët për krime të tjera, kryesisht vjedhje banesash dhe ambientesh të tjera publike.
Sipas të përditshmëve, nuk kalon ditë pa arrestuar një shtetas shqiptar, shkruan agjencia e lajmeve, “Presheva Jonë”
Sipas të dhënave të policisë në burgjet zvicerane, që janë më shumë se 30, sot janë mbi 1 000 të burgosur shqiptarë, kryesisht nga Kosova të cilët vuajnë dënimet në këto burgje.
“Vetëm në burgun e Gjenevës, në mesin e 500 të burgosurve, rreth 120 janë shqiptarë, ka deklaruar z.Constantin Franziskakis drejtor i burgut “Champ-Dollon”.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com