“Faqja e internetit Albinfo është shpallur si një portal online në tetor 2010 e për të cilin qendra federale ne Bern ka investuar rreth 900.000 franga për projektin. Vetëm vitin e kaluar, sipas “Basler Zeitung” iu ndanë rreth 345.000 franga. Shpenzimet janë ndarë mes Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Zyrës Federale për Migracionin dhe Komisionit Federal për Migracionin…” ka shkruar “20min.”
Një praktikë të tillë është kundërshtuar edhe UDC, partia me e madhe në pushtet, që dëshiron ta ndalë këtë. Politikani citon shembullin e komenteve nëpërmjet një grupi tifozësh të paidentifikuar që ndjekin ndeshjet e futbollit mes ekipit shqiptar dhe ekipit të kombëtares zvicerane dhe lojëtarët shqiptarë në këtë të fundit u quajtën si tradhtarë.
Në kolonat e gazetës së Bazelit, këshilltari nacional i St.Gallen Lukas Reimann shpjegon se “Albinfo” shpërndan mesazhe urrejtjeje armiqësore në Zvicër. Sipas funksionarit zviceran, në faqen e internetit të kësaj web faqeje albanofone, janë paraqitur mendime të njëanshme dhe zhvillohen polemika nën maskën e anonimitetit kundër Zvicrës dhe të krishterëve.
Një burim tjetër konfirmon atë se është sit polemistësh veçanërisht kundër çdo gjëje që nuk është muslimane. (“Er erhebt im BaZ-Artikel Vorwürfe gegen das Portal: «Auf der Website erscheinen einseitige Stellungnahmen und es wird unter dem Deckmantel der Anonymität gegen Schweizer und Christen polemisiert.» “)
Portali Albinfo akuzohet po ashtu edhe për vjedhje, kopje (copy-past) materialesh nga mediet e tjera. Kjo faqe e internetit përmban artikuj kryesisht nga gazetat e tjera dhe shkrimet e kopjuara fjalë për fjalë e shpesh pa asnjë shenjë të burimit se prej nga është marrë lajmi?! (“Portal kopiert Beiträge anderer Medien: Die Webseite enthält vor allem abgekupferte Artikel aus anderen Zeitungen und wörtlich kopierte Medienmitteilungen von Bund und Kantonen – Letztere oft ohne jede Quellenangabe”).
Lidhur me këtë, zëdhënësja SRF-media, Andrea Wenger thotë haptazi se tekstet ishin marrë “pa pëlqim”. Atëhere shtrohet pyetja: çfarë bëjnë 4 redaktorët dhe 16 korrespondentët në zyrat e tyre në Lozanë dhe Zyrih, ku përveç parave edhe çështja e vendimeve mbetet e paqartë”, ka pyetur gazeta tjeter “Basler Zeitung”.
Ngjashëm ka shkruar edhe gazeta tjeter “Les Observateurs” duke shtuar dyshimet mbi te, se “një portal kosovar me kopje te materialeve (copy-past) a mund të jetë integrim ? (“La copieuse subvention d’un média «kosovar» sert-elle l’intégration?“).