TIRANË - Ambasadori i Shqipërisë në Bernë (Zvicër), Ilir Gjoni, ka pritur në ambasadë një grup studentësh të organizatës IPA (International Project AID}.
Me anë të një postimi në rrjetin social "Facebook", ambasada shqiptare në Zvicër thekson se, kjo organizatë realizon projekte me vendet në zhvillim dhe ato në tranzicion.
IPA ka filluar aktivitetin e saj në Shqipëri në vitin 1994. Në projektet e realizuara në Shqipëri janë përfshirë 250 të rinj zviceranë. Aktualisht, kjo organizatë po realizon një projekt në jug të Shqipërisë për ristrukturimin e një shkolle dhe të një qendre shëndetësore në fshatin Senican të Përmetit. /ATSH/