Zvicër, flamuri shqiptar, në zemër
të tunelit më të gjatë në botë

ZVICER - Edhe flamuri shqiptar valëvitet ndërmjet flamujve të minatorëve nga shtete të ndryshme të botës, që po shpojnë tunelin më të gjatë në botë "Gotthard Base" në Zvicër. Një minator shqiptar ka ngritur me krenari flamurin e vendit të tij, ndërmjet kolegëve të tij nga vende të ndryshme të botës.

Gjesti i flamujve të shteteve amë është bërë nga minatorët pikërisht në momentin kur tyrjela gjigande shpoi mespërmes shkëmbin në seksionin final Sedrun - Faido, vendi i punimeve të tunelit "Gotthard Base". Duke kaluar përmes Alpeve, tuneli hekurudhor më i gjatë në botë, do të bëhet funksional në fund të vitit 2016. Tuneli konsiston në dy linja paralele tunelesh me gjatësi 57 km.

f
(Në foto: Minatori me flamurin shqiptar në qëndër)

f
(Në foto: Flamuri shqiptar në të djathtë)

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Pamjet mbresëlënëse, Parku i Drilonit nën petkun e dëborës

Pamjet mbresëlënëse, Parku i Drilonit nën petkun e dëborës