ZVICËR – OSBE-ja kërkon përforcimin e armëpushimit në Ukrainë

GJENEVË - Presidenti zvicerian, i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE),Didier Burkhalter, kërkoi sot një përforcim të misionit të vëzhgimit të organizatës në Ukrainë dhe insistoi për një dialog me Rusinë.
"Misioni reagoi menjëherë sipas kushteve të reja që rjedhin nga nënshkrimi të permten në Minsk i protokollit të armëpushimit", theksoi ai gjatë një interviste për RTS-në, televizioni publik zvicerian.
Ai konfirmoi se 59 specialistë me eksperiencë në mbikqyrjen e një armëpushimi janë mobilizuar dhe se një personel shtesë do të rekrutohet.
Protokolli i nënshkruar të premten në Minsk, nga presidenti ukrainas, ai rus dhe OSBE-ja, i jep Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë mbikqyrjen e armëpushimit dhe të kufirit ruso-ukrainas./ATSH/

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Maliq, mjeti bujqësor përmbyset në rrugën e Moglicës, vdes 61-vjeçari që e drejtonte