Zvicër: Përplaset autobusi në
tunel, vdesin 22 fëmijë

Zvicër: Përplaset autobusi në <br />tunel, vdesin 22 fëmijë
SIERRE, Zvicër – Një autobus që transportonte dy grupe shkollarësh belgë u përplas me një mur në një tunel në autostradën A9, jo larg nga kufiri mes Italisë dhe Zvicrës. Nga 52 personat që ndodheshin në bord, 28 kanë vdekur: 22 janë fëmijë të moshës rreth 12 vjeç; 24 të tjerë janë të plagosur, disa në gjendje të rëndë.

Dy grupet e nxënësve vinin nga qytetet Lommel dhe Heverlee dhe po ktheheshin në shtëpi pas një periudhe pushimi. Edhe dy shoferët kanë vdekur gjatë aksidentit, ndërsa të plagosurit janë dërguar në katër spitale të ndryshme.

Përplasja ndodhi mbrëmë rreth orës 21:15 në Sierre të Zvicrës. Për arsye që ende nuk dihen, autobusi u përplas me murin e tunelit. Sipas hipotezës më të mundur, duket se shoferin e ka zënë gjumi.

Rreth 200 persona punuan gjatë natës në tunelin e autostradës. Janë përdorur 12 ambulanca dhe 8 helikopterë për të dërguar të plagosurit në spitale. Operacionet mbaruan rreth mesnatës dhe mjeti i dëmtuar u hoq nga tuneli.

“Nuk kemi parrë kurrë një gjë të tillë. Është një situatë vërtetë e tmerrshme”, komentoi zëdhënësi i policisë lokale. Aksidenti në Sierre është më i rëndi që ka ndodhur në Zvicër në 30 vitet e fundit. Më 12 shtator 1982, në Pfaffikon, në kantonin e Zyrihut, 39 persona humbën jetën një përplasje mes një autobusi dhe një treni.

“Është një ditë tragjike për Belgjikën”, deklaroi kryeministri belg, Elio Di Rupo i cili njoftoi se po sot do të niset drejt Zvicrës për të vizituar vendin e tragjedisë.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike