Zvicër, të shtëna në kafene, dy 
të vrarë, autorët në arrati

Zvicër, të shtëna në kafene, dy <br />të vrarë, autorët në arrati
Të paktën dy persona mbetën në vrarë dhe një i tretë u plagos në një kafene në Bazel të Zvicrës.

Mediat vendase shkrujanë se viktimat janë dy shqiptarë po ashtu edhe i plagosuri.

Mediat shkruajnë se rreth orën 8 të mbremjes së të enjtes, dy burra hynë në kafene dhe hapën zjarr.

 Autorët u arratisën duke humbur gjurmët.

Autoritet  thonë se autorët janë të moshës 30 dhe 40 vjeç, me flokë të zinj dhe rreth 1. 75 cm të gjatë. Sipas hetuesve autorët kishin veshur rroba të zeza dhe njëri prej tyre kishte një  xhaketë të zezë ose kafe. Nuk dihen shkaqet e atentatit.

Ngjarje të tilla janë të ralla në Zvicër edhe pse njerëzit të cilët kanë shërbyer në ushtri lejohen të mbajnë armë në shtëpitë e tyre.

Kujtojmë se në Zvicër jeton një numër i madh shqiptarësh kryesisht nga Kosova edhe kafeneja frekuentohej nga shtetas shqiptarë.

Redaksia Online
e,m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit