BERNË - E para që ka aplikuar për pasaportën e re të Republikës së Shqipërisë në Zvicër është artistja e madhe, Vaçe Zela.
Ajo ka aplikuar në ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Bernë pikërisht dje, ditë kur ka filluar zyrtarisht shërbimi i aplikimit të shtetasve shqiptarë për dokumente identifikimi. Artistja e madhe jeton me familjen në Bazel të Zvicrës.
Siç referon Alb info në Zvicër, qytetarët e Republikës së Shqipërisë, që jetojnë në Zvicër ose në vendet fqinje si; Franca, Gjermania etj, tashmë nuk do të kenë nevojë të shkojnë domosdo në Tiranë apo në Paris, Berlin etj, që të aplikojnë për t’u pajisur me letër-njoftimi (kartë identiteti) ose me pasaportë.
Ata kanë mundësi të vijnë edhe në ambasadën e Bernës, ku do të kryhet ky shërbim, thuhet në një njoftim të ardhur nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë.
Në ceremoninë e hapjes zyrtare të këtij shërbimi ndodheshin ambasadori Mehmet Elezi, përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë, përfaqësues të kompanisë Safran Aleat, që ka marrë përsipër përgatitjen e dokumenteve të identifikimit dhe qytetarë shqiptarë me banim në Zvicër.
Dokumentet e identifikimit në ambasadën e Bernës lëshohen vetëm për shtetas të Republikës së Shqipërisë, saktësohet në njoftimin e Ambasadës.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com