Sonte në mbrëmje sfida mes Serbisë dhe Zvicrës pritet të jetë shumë e fortë. Mediat e kanë parë si kryefjalën e tyre këtë ndeshje. Gazeta zvicerane i dedikon një artikull lojtari shqiptar që do të luajë sonte me kombëtaren e Zvicrës Behramit.
Pas performancës së shkëlqyer në ndeshjen kundër Brazilit mediat zvicerane kanë paraqitur 11 lojtarë me fytyrën e Berhamit ku shkruajnë: ‘Çka nëse serbët provokojnë? Bëhu si Behrami dhe ec duke buzëqeshur? Nëse na bëjnë presion? Bëhu si Behrami dhe duro e ndërsa ai ka thënë: “Ky është stili im i lojës. Dhe e bëj me kënaqësi. Ndoshta do të jetë Botërori im i fundit dhe po e shijoj çdo sekondë.”