Zvicra heq dorë nga 'neutraliteti', do të miratojë të njëjtat sanksione si BE kundër Rusisë

Zvicra heq dorë nga 'neutraliteti', do të miratojë të njëjtat sanksione si BE kundër Rusisë

Zvicra ka njoftuar se do të heqë dorë nga angazhimi i saj ndaj “neutralitetit zviceran” në favor të miratimit të sanksioneve kundër Rusisë, tha të hënën presidenti federal zviceran Ignazio Cassis, duke shtuar se sanksionet e Zvicrës do të jenë në përputhje me ato të miratuara tashmë nga Bashkimi Evropian. 

“Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur sot të miratojë plotësisht sanksionet e BE-së”, tha Cassis gjatë një konference për shtyp. “Është një veprim i pashembullt i Zvicrës, e cila ka qëndruar gjithmonë neutrale më parë”.

“Sulmi i Rusisë është një sulm ndaj lirisë, një sulm ndaj demokracisë, një sulm ndaj popullatës civile dhe një sulm ndaj institucioneve të një vendi të lirë. Kjo nuk mund të pranohet në lidhje me të drejtën ndërkombëtare, kjo nuk mund të pranohet politikisht dhe kjo nuk mund të pranohet moralisht”, shtoi Cassis. 

Duke folur pas një takimi të jashtëzakonshëm të Këshillit Federal të Zvicrës, Cassis theksoi se "në këto ditë të errëta", Zvicra qëndron në solidaritet me popullin e Ukrainës dhe shpreson se sanksionet do të inkurajojnë Kremlinin të "ndërrojë mendje".

“Të luash në duart e një agresori nuk është neutrale. Pasi kemi nënshkruar Konventën e Gjenevës për të Drejtat e Njeriut, ne jemi të lidhur me rendin humanitar”, tha Cassis. “Demokracitë e tjera do të mund të mbështeten te Zvicra; ata që mbrojnë të drejtën ndërkombëtare do të mund të mbështeten në Zvicër; shtetet që mbrojnë të drejtat e njeriut do të mund të mbështeten te Zvicra”.

Zvicra do të ngrijë asetet e "personave të listuar" dhe gjithashtu do të sjellë në fuqi një ndalim hyrjeje për ata që theksohen nga paketa e sanksioneve të BE-së, sipas Presidentit Federal Zviceran.

Cassis tha se Zvicra po mbyllte hapësirën e saj ajrore për të gjitha fluturimet nga Rusia, përfshirë avionët privatë, me përjashtim të fluturimeve humanitare, fluturimeve të kërkimit dhe situatave emergjente. 

M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë