Bie sekreti! Tani transparencë mbi llogaritë e shqiptarëve në Zvicër

Zvicra ka vendosur sot të shkëmbejë informacione mbi të dhënat bankare me shtetet e interesuara. Parlamenti zviceran ka aprovuar shkëmbimin automatik të të dhënave bankare me vende, përfshirë Shqipërinë, duke nisur nga vitit 2021.

Senati Zviceran, me propozim të Dhomës së Përfaqësuesve miratoi vendimin për shkëmbimin e informacioneve financiare bankare me 18 vende të botës, përfshirë Shqipërinë, duke nisur nga viti 2021. Kjo do të thotë që Zvicra do t’iu sigurojë këtyre vendeve të dhënat e plota bankare të qytetarëve të tyre lidhur me llogaritë e tyre në bankat e Zvicrës.

18 vendet që u përfshinë në listën e re janë Pakistani, Shqipëria, Azerbaixhani, Brunei, Rep. Domenikane, Gana, Kazakistani, Libani, Makao, Maldivet, Nigeria, Niue, Omani, Peruja, Samoa, Saint Martin, Trinidad e Tobago dhe Vanuatu.

Deri më tani, Zvicra merr të dhëna financiare nga 75 vende të botës dhe u jep të dhënat bankare 63 prej tyre.

Autoritetet zvicerane kanë deklaruar se ata kanë dhënë detaje për rreth 3.1 milionë llogari bankare të të huajve për autoritetet e vendeve të tyre të origjinës si dhe ka marrë informacione për rreth 2.4 milion llogari të mbajtura nga qytetarët zviceranë në 75 vende të botës.

Zvicra është një prej vendeve që konsiderohen si parajsa për të fshehur vlerat monetare, kryesisht ato që janë burim i aktiviteteve të paligjshme për zyrtarët e lartë e politikanët e korrputuar, si dhe krimin e organizuar.

Vlen të theksohet se Shqipëria, është i vetmi vend europian në listën prej 18 vendesh e aprovuar sot nga Senati zviceran.

Autoritetet shqiptare prej vitit 2021 do të mund të marrin informacione bankare për qytetarët shqiptarë në Zvicër, dhe e anasjellta, pra Zvicra do të jetë në gjendje që të marrë informacione bankare për qytetarët e saj që kanë llogari në një ose disa banka që operojnë në vendin tonë.

Informacionet e siguruara nga autoritetet shqiptare mendohet se do të ndihmojnë në hetimet për korrupsion në nivelet më të larta të administratës dhe politikës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë