Franca ashtu sikur pritej ka bërë detyrën duke fituar me lehtësi përballë modestëve të Hondurasit me rezultatin e thellë 3-0 në ndeshjen e parë të grupit E. Sfida ka dhuruar mjaft gola dhe spektakël nga ‘gjelat’ e Deshamp që nuk e kanë ndier shumë mungesën e Riberisë në ndeshjen e parë.
Pjesa e parë u duk e vështirë për francezët, teksa u vendosën në vështirësi në disa momente nga modestët nga Hondurasi, por morën frenat e lojës shumë shpejt duke shënuar me Benzema me penallti. Në pjesën e dytë Franca me një lojtarë më shumë, pas daljes me të kuqe të Palacios e ka akoma edhe më shumë të lehtë për të shënuar. 3’ nga fraksioni i dytë Benzema bën që të futet në punë edhe tekonlogjia ‘gol-line’.
Sulmuesi lëshon një predhë drejt portës së fillimisht përplaset në shtyllë e më pas rikthehet te portieri Valladares, i cili në përpjekje për ta zotërurar e shtynë drejt rrjetës, duke i shpëtuar fillimisht arbitrit, por jo teknologjisë që lëshoi sinjalizimin se sfera e kaloi vijnë fatale duke sjellë për disa minuta diskutime, por prova e parë kaloi me sukses, pasi topi e kaloi vijën fatale.
Rezultati shtron rrugën për francezët drejt golit të tretë që shënohet nga Benzema me një super gjuajtje brenda zone që nuk i lë kohë portierit për ta ndalur, por vetëm për ta nxjerrë topin nga rrjeta për herë të tretë. Me dopietën personale, Benzema i bashkohet Neymarit dhe Van Persit në listën e golashënuesve, ndërsa Franca ngjitet në krye të grupit me pikë të barabarta me Zvicrën, por rrëmben kryesimin për shkak të golavarazhit.
Zvicër-Ekuador 2-1
Haris Seferovic i dhuroi fitoren ekipit të Zvicrës në minutën e 93 përballë Ekuadorit duke e shpëtuar nga humbja e 2 pikëve të rëndësishme në grupin E. ‘Helvetët’ sigluan një përmbysje spektakolare përballë ekuadorianëve duke marrë tre pikë të merituara.
Një meritë të vecantë në fitoren e Zvicrës ka padyshim edhe futbollisti me origjinë shqiptare Admir Mehmedi që shënoi golin e barazimit.
Kronika e ndeshjes
Ndeshja e parë e grupit E parashikohej e lehtë për ekipin zviceran, por Enner Valencia befasoi strategun Hizfeld duke shënuar në minutën e 22.
Shqiptarët Shaqiri dhe Xhaka tentuan disa herë me goditje nga jashtë zone për të shënuar, por shënjestra nuk ishte e saktë duke shkuar në dhomat zhveshjes me humbjen 0-1.
Pjesa e dytë nis e vrullshme për të dy ekipet, por Zvicra tregohet më e saktë në të 48’ duke gjetur rrugën e rrjetës me shqiptarin Mehmedi që vendos barazimin e sfidës.
15’ nga fundi tekniku gjerman i zviceranëve Hizfeld realizon lëvizjen që i solli suksesin duke futur në lojë Haris Seferovic, i cili ia shpërbleu besimin me gol në kohën shtesë të ndeshjes.
/Shqiptarja.com