Zvicra ‘qan’ largimin e shqiptarëve
Serbia dhe UEFA jehonë kuqezinjve

Zvicra ‘qan’ largimin e shqiptarëve<br />Serbia dhe UEFA jehonë kuqezinjve
Fitorja e kuqezinjve përballë Armenisë ka bërë jehonë, jo vetëm në trevat shqiptare, por në gjithë Europën. Në faqen zyrtare UEFA i kushton një vëmendje të veçantë fitores së fundit të Shqipërisë, teksa shkrimin e hap me titullin “Shqipëria përmbys kërcënimin armen”.

Faqja e institucionit më të lartë të futbollit evropian vlerëson lojën e kuqezinjve ndaj armenëve dhe rritjen nga ndeshja në ndeshje këtë edicion që e pozicionon tashmë në vendin e dytë. Në mediat fqinje, italianët i kushtojnë rëndësi faktit që Shqipëria drejtohet nga një trajner më origjinë ‘axurre’ dhe shtojnë se kuqezinjve janë pranë kualifikimit në “Euro 2016”. Me nota jo shumë pozitive është pritur fitorja në Serbi dhe në Zvicër.

Në Beograd mediat ironizojnë me kombëtaren e tyre, kur shprehen se vetëm Andora dhe Gjibraltarin kanë më pak pikë se Serbia. Ndërsa përsa i përket renditjes së grupit, Serbinë e shohin jashtë garës së kualifikuesve pas humbjes në Portugali, pasi Shqipëria është e paarritshme me 7 pikët e grumbulluara, teksa për Portugalinë dhe Danimarkën nuk bëhet fjalë. Në Zvicër ‘qajnë’ largimin e shqiptarëve që u formuan nga akademia e tyre, pjesë e tyë cilëve ishte dhe Gashi me Lenjanin dhe Xhaka, nga të cilët erdhën edhe golat.


d.balla/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Si më spiunonte komshiu, Sigurimi i Shtetit i kishte bërë prangat gati! Murat Basha rrëfen në 'Esencë'

Si më spiunonte komshiu, Sigurimi i Shtetit i kishte bërë prangat gati! Murat Basha rrëfen në 'Esencë'