/ATSH/.- Zvicra i ka dhënë edhe njëherë mbështetje shtetit të Kosovës.
Sipas KosovaPress, ambasadorja e Konfederatës së Zvicrës në Kosovë, Krystyna Marty Lang, zhvilloi sot një takim me ministren për Dialog të Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri.
Në një njoftim për media, thuhet se ambasadorja Lang, ka ritheksuar mbështetjen e Zvicrës për progresin në Kosovë dhe marrëdhëniet mes dy vendeve, duke thënë se ky bashkëpunim do të shënoj përparime në të ardhmen.
Lang vlerësoi prioritetet e përcaktuara nga Qeveria e Kosovës, duke shprehur bindjen për sukseset e reja të shtetit të Kosovës në planin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar, sidomos për rolin e saj në bashkëpunimet rajonale dhe fqinjësinë e mirë.
Ndërsa ministrja Tahiri vlerësoi lart marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe Zvicrës dhe shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në të gjitha fushat e rëndësishme.
"Kosova do të vazhdojë të jetë promotor i paqes dhe fqinjësisë së mirë dhe përkushtimi jonë për dialogun e Brukselit do të ndihmojë integrimin evropian për Kosovën dhe shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor", citohet të ketë thënë Tahiri.
/Shqiptarja.com