Zvicra theu 'neutralitetin' dhe i vuri sanksione, përgjigjet Rusia: I ndalohen fluturimet në hapësirën tonë ajrore

Zvicra theu 'neutralitetin' dhe i vuri sanksione, përgjigjet Rusia: I ndalohen fluturimet në hapësirën tonë ajrore

Rusia ka ndaluar hyrjen e avionëve të regjistruar në Zvicër në hapësirën e saj ajrore, tha autoriteti federal i aviacionit të vendit, Rosaviatsiya, në një deklaratë të martën.

Lëvizja ishte në hakmarrje për një lëvizje të ngjashme nga Zvicra, thuhet në deklaratë.

Zvicra hoqi dorë nga angazhimi i saj ndaj "neutralitetit zviceran" në favor të miratimit të sanksioneve kundër Rusisë, tha të hënën presidenti zviceran Ignazio Cassis, duke shtuar se masat e Bernës do të jenë në përputhje me ato të miratuara tashmë nga Bashkimi Evropian.

Sanksionet përfshijnë mbylljen e hapësirës ajrore zvicerane për të gjitha fluturimet nga Rusia, duke përfshirë avionët privatë, me përjashtim të fluturimeve humanitare, fluturimeve kërkimore dhe situatave emergjente.


Lajmi kryesor:

Nata e 6 e luftës, Kievi i rrethuar! Protesta kundër Putinit në të gjithë Evropën! BE 'Ok' përjashtimit të 7 bankave ruse nga sistemi SWIFT, shpëton vetëm Gazprombank


  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024