Zv.Kancelari austriak jep dorëheqjen pas video-skandalit me pasaniken ruse

Zv.Kancelari austriak jep dorëheqjen pas video-skandalit me pasaniken ruse

Heinz-Christian Strache

Pas një video-skandali që u publikua në media dorëhiqet zëvendëskancelari austriak, Heinz-Christian Strache.

Vendimi vjen pasi dy gazeta gjermane, “Der Spiegel” dhe “Sueddeutsche Zeitung”, publikuan pamje filmike ku ai shfaqej tek i ofronte kontrata shtetërore një ilogarkeje të dyshuar ruse, në shkëmbim të mbështetjes për fushatën zgjedhore.

Kancelari, Sebastian Kurz e pranoi dorëheqjen menjëherë dhe në vend të tij pritet të vijë ministri i transporteve Norbert Hofer.

videon e publikuar në media, që solli edhe dorëheqjen e Straches, ky i fundit shihej teksa i premtonte një pasanikeje ruse mbështetje zgjedhore për tenderat publik, në rastin se se FPÖ do të ishte pjesë e qeverisë.  Videoja e shpërndarë nga "Spiegel" dhe "Süddeutsche Zeitung" bën fjalë për një ide të oligarkes, për të blerë gazetën austriake me tirazhin më të lartë "Kronen Zeitung", që të mbështesë FPÖ para zgjedhjeve, lider i së cilës është Johann Gudenus.

Në tërë këtë situatë, dy skenarë mund të zbatohen. I pari: Kurz vendosë ta vazhdojë qeverisjen me FPO-në për shkak të reputacionit të mirë që ka ai deri tani për qeverinë e tij dhe për shkak të zgjedhjeve evropiane. I dyti: Ndoshta Kurz vendos që t’i jap fund koalicionit, i cili është bërë krye-temë e medieve botërore për shkak të dështimeve të skajshme të FPO-së.

Nëse koalicioni përfundon sot, zgjedhjet e reja do të mbaheshin në vjeshtë. Nga zgjedhjet e reja do të përfitonte partia OVP për shkak se sondazhet e fundit kanë treguar se partia FPO është dobësuar për shkak të skandaleve.

Për epilogun përfundimtar të këtij skandali pritet të vendosë sistemi i drejtësisë përmes vendimit ligjor. Zyra e Prokurorit Për Krime Ekonomike dhe Korrupsion e ka dorëzuar një padi në orët e vona të së premtes.

Personazhet e skandalit akuzohen për lidhje kundër shtetit, keqpërdorim të pushtetit, korrupsion, shfrytëzim të favoreve, pastrim të parave dhe përdorim të paautorizuar të lëndëve narkotike, shkruan “Spiegel”.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb