Zv/Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Ivan Stoilkovic, i cili është njëherësh edhe përgjegjës për Marrëveshjen e Ohrit, në emër të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut ka marrë pjesë në përkujtimin e përvjetorit të agresionit të NATO-s në Serbi.
BDI ka publikuar foto nga eventi, ndërsa e quan akt të turpshëm dhe provokim të hapur praninë e tij krah presidentit të Republikës Srpska, Milorad Dodik.
“Turp dhe provokim – Qeveria në krah të Dodikut në Beograd. Zëvendëskryeministri përgjegjës për Marrëveshjen e Ohrit, në emër të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, sonte në Beograd me Dodikun dhe Nikoliqin në përkujtimin e përvjetorit të “agresionit të NATO-s” në Serbi. Një akt i turpshëm dhe një provokim i hapur ndaj orientimit euro-atlantik të vendit. Qeveria tregon edhe një herë fytyrën e saj të vërtetë, duke u rreshtuar me ata që mohojnë gjenocidin dhe kundërshtojnë perëndimin”, ka shkruar BDI.
![]()
Komente

