Zv.kryeministri me origjinë shqiptare i Malit të Zi vizitë zyrtare në Tiranë! Rama: Ramë dakord në çdo pikë! Abazoviç takime edhe me Metën e Bashën

Zv.kryeministri me origjinë shqiptare i Malit të Zi vizitë zyrtare në Tiranë! Rama: Ramë dakord në çdo pikë! Abazoviç takime edhe me Metën e Bashën

Zv. kryeministri shqiptar në Malin e Zi, Dritan Abazoviç ka zhilluar në Tiranë në një vizitë zyrtare.

Ai është takuar krerët e lartë të politikës, ndërsa Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar këtë takim shumë të frytshëm, duke theksuar se kanë rënë dakord në çdo pikë, por duke mos dhënë detaje se ku u përqendrua biseda mes tyre.

“Kënaqësi e posaçme takimi i parë me zv.kryeministrin shqiptar të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, me të cilin kaluam si dy miq të vjetër dhe patëm dakordësi në çdo pikë”, tha Rama.

Abazoviç ka zhvilluar edhe një takim me Presidentin Ilir Meta, ku ky i fundit i kërkoi një përfaqësim më përfshirës të shqiptarëve në institucionet qendrore dhe lokale të vendit fqinj. Abazoviç e mbylli takimin me krerët e poltikës në Shqipëri, me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, ku ky i fundit tha se diskutuan mbi zhvillimin e popujve tanë dhe integrimin në BE.

Po ashtu, Zv. kryeministri i Malit të Zi u takua edhe me Kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Ballën, ku ky i fundit bëri me dije se në fund të muajit do të hapet edhe një tjetër kufitare me Malin e Zi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:17
Përfundon takimi i Bashës me Abazoviç: Diskutuam për zhvillimin e popujve tanë dhe integrimin në BE! Zv.kryeministri: Është koha për një frymë të re evropiane për të gjitha trevat tona

Zv.kryeministri shqiptare në Malin e Zi, Dritan Abazoviç ka përfunduar takimin me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën. Në fund të takimit kreu i Partisë Demokratike theksoi se ishte kënaqësi takimi me Abazaviç dhe shtoi se diskutuan mbi zhvillimin e popujve tanë dhe integrimin në BE.

‘Kam një kënaqësi unike, kënaqësinë e mikpritjes së zv.kryeministrit shqiptar të Malit të Zi, Dritan Abazoviç. Karriera politike e tij është ndërtuar mbi përvojën e gjatë të një aktivisti, të një studiuesi dhe përpiluesi të tezave politike për Ballkanin, Evropën dhe globalizmin dhe është faktuar në luftën e pabarabartë midis forcave për liri dhe rrezikut të autokracisë.

Është një kënaqësi e veçantë, sepse interesi i PD dhe i imi personal për fqinjin tonë verior e në veçanti për bashkëkombasit tonë në Malin e Zi ka qenë dhe mbetet permanent, dhe gjatë bisedës së sotme konstatova se përkushtimi i Abazoviç bën diferencën e dëshiruar prej dekadash nga shqiptarët aty, por edhe nga PD qoftë në qeverisje apo në opozitë. Temat tona të diskutimit kanë variuar nga demokracia te politikat reale, zhvillimi i popujve tanë dhe integrimi në BE i dy vendeve tona. Abazoviç është një etalon i guximit’- tha Basha.

Ndërkohë nga ana tjetër, Abazoviç tha se është koha për një frymë të re evropiane për të gjitha trevat tona.

‘Të gjithë së bashku duhet të merremi me politikë dhe të bëjmë një impakt në shoqëritë tona Besoj se koha është një frymë të re evropiane në të gjithë trevat tona. Detyra jonë është se si politikanë, si njerëz që e shohim është të bëjmë maksimumin që të fusim më shumë etikë në jetën politike, të bëjmë gjëra konkrete. Të gjithë bashkë që t’i përshtatemi vlerave evropiane.’- tha Abazoviç.

Ora 16:22
Çuçi pret në takim Dritan Abazoviç: Së shpejti hapet pika e re kufitare Shqipëri-Mali i Zi

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka pritur në një takim zv.kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë. Bashkë me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, Çuçi diskutoi për çështje të ndryshme që lidhen me sigurinë dhe forcmin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Me rëndësi të madhe është gjithashtu edhe hapja e një pike të re kufitare mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.

‘Bashkë me ministren e Drejtësisë patëm sot një takim dhe drekë pune në Tiranë me zv.kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, që është gjithashtu një politikan i ri dhe ambicioz nga radhët e shqiptarëve në shtetin fqinj. Diskutuam për rritjen e bashkëpunimit në fushën e sigurisë, për kontrollin e kufirit Shqipëri-Mali i Zi, aksionet e përbashkëta policore kundër trafikut dhe krimit të organizuar, si dhe monitorimin e situatës përgjatë sezonit turistik, ku siç dihet ka fluks të shtuar udhëtarësh nga të dy vendet. Lajm i mirë që së shpejti do të kemi funksionale një pikë të re kufitare mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, për të lehtësuar më tej qarkullimin e njerëzve dhe kapitalit. Dy vendet tona kanë ende një hapësirë bashkëpunimi të pashfrytëzuar sa duhet. Vizita për herë të parë e një përfaqësuesi të lartë të qeverisë së Malit të Zi nga radhët e shqiptarëve, besoj se është një premisë e mirë për të intensifikuar më tej bashkëpunimin mes dy vendeve dhe popujve tanë, si dhe për të adresuar për zgjidhje probleme të ndryshme të trashëguara nga e kaluara apo të krijuara rishtaz’, shprehet ministri Çuçi.

Ora 13:47
Balla takon Abazoviç: Në fund të muajit do të kemi një pikë tjetër kufitare me Malin e Zi

 

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, zhvilloi sot një takim me Zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i cili ndodhet në Tiranë.

Pas takimit, Balla dha detaje nga biseda që u zhvillua mes tyre, ndërsa tha mes të tjerash se në fund të muajit do të kemi një pikë tjetër kufitare me Malin e Zi.

 “Të rrisim dhe forcojmë bashkëpunimin e eksperiencave sepse kemi shumë çështje që ngjajnë. Në Shqipëri kemi probleme me reformën zgjedhore dhe kështu ndodh edhe në Malin e Zi. E rëndësishme është që qoftë Shqipëria, qoftë Mali i Zi kanë një kontribut cilësor dhe të ketë bashkëpunim mes vendeve tona. Deri në fund të këtij muaji do të kemi një pikë tjetër kufitare me Malin e Zi. Kjo tregon rritjen e intensitetit mes dy vendeve tona dhe kjo tregon një proces integrimi në marrëdhënien në Ballkanin Perëndimor”, tha Balla.

Ora 13:21
Meta takon zv.kryeministrin e Malit të Zi: Duhet një përfaqësim më përfshirës i shqiptarëve

Presidenti Ilir Meta takoi sot Zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, të cilit i kërkoi një përfaqësim më përfshirës të shqiptarëve në institucionet qendrore dhe lokale të vendit fqinj.

Po ashtu Meta shprehu dëshirën, që "bashkëpunimi i mirë, që ekziston midis dy vendeve, të përshpejtohet dhe të thellohet më tej në të gjitha fushat".

"Partneriteti në NATO duhet të frymëzojë marrëdhënie më të ngushta dhe të afërta ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi dhe se të dy Qeveritë i kanë të gjitha mundësitë ta modelojnë këtë bashkëpunim në përçim të vlerave më të mira të Aleancës", tha Meta.

Po ashtu, gjatë takimit, Meta i kushtoi vëmendje disa projekteve konkrete në mbështetje të zonave ku banojnë shqiptarët, siç janë:  hapja së shpejti e Pikës se Kalimit Kufitar në Grabon, mundësia e bashkëpunimit për hapjen e Pikës së Kalimit Kufitar Skejë – Zogaj, rindërtimi i i shkollës së djegur në fshatit Dacaj në Rozhajë, ura mbi lumin “Buna”, që do të lidhte Velipojën me Shtojin, përmirësimi i infrastrukturës rrugore në Plavë dhe Guci, konkretisht rregullimi i rrugës për në fshatin Hot në Plavë, hapja e disa pikave kufitare në këtë zonë si edhe në Ulqin, rregullimi i çështjes se shtetësive të shtetasve shqiptare të martuara në Mal të Zi, si dhe  punësimi i shqiptarëve në institucionet qendrore dhe lokale.

B.K./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Scutari: 16/07/2021 16:40

    Po për zbatimin e reciprocitetit për heqjen e siguracionit 15 euro/15 ditë të shqiptarëve që hyjnë në Mal të Zi çfarë u vendos?!

    Përgjigju
  • Arbëri: 16/07/2021 12:48

    Pika kyqe, mini jugoslavia e vucicit !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Zbardhet vrasja e Eduart Reçit! Arrestohet autori i ekzekutimit me plumb në kokë të biznesmenit të ndërtimit! Motivi? Konflikte pronësie

Zbardhet vrasja e Eduart Reçit! Arrestohet autori i ekzekutimit me plumb në kokë të biznesmenit të ndërtimit! Motivi? Konflikte pronësie