Kosova dhe Shqipëria do të vazhdojnë edhe këtë vit traditën e mbledhjeve të përbashkëta ndërmjet dy qeverive, ku edhe do të nënshkruhen marrëveshje të reja, e do të diskutohet për avancimin e zbatimit të marrëveshje të kaluara.
Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj, ka thënë se mbledhja e përbashkët mes dy qeverive pritet të mbahet në pjesën e dytë të muajit shtator.
Ajo ka thënë se në këtë mbledhje do të nënshkruhet tri marrëveshje të “mëdha”.
“Ne kemi filluar me takime të cilat do ta organizojnë mbledhjen e përbashkët ndërmjet dy Qeverive, e cila pritet të mbahet në pjesën e dytë të shtatorit.
Javën e kaluar kam pasur takim me këshillin organizativë jemi në punë e sipër për tu koordinuar mes dy qeverive për marrëveshjet e radhës.
Janë tri marrëveshje më të mëdha do ti quaja, e para është Dogana në Durrës, linja hekurudhore dhe Hidrocentrali që do të ndërtohet në republikën e Shqipërisë për Kosovën,” ka thënë ajo për mediat kosovare.
Balaj-Halimaj ka folur edhe për marrëveshjet e nënshkruar vite më parë, si dhe zbatimin e tyre. Ajo ka thënë se ka pajtueshmëri mes dy palëve që të shtyhen përpara marrëveshjet e arritura, e të cilat kanë ngecur në zbatim.
Sipas saj, në takimin e ardhshëm do të ketë edhe plotësim të disa marrëveshjeve të kaluara.
Kosova dhe Shqipëria kishin filluar mbajtjen e mbledhjeve të përbashkëta mes dy qeverive më 11 janar të vitit 2014.
Kjo mbledhje ishte mbajtur në qytetin e Prizrenit, dhe dy kryeministrat në atë kohë Hashim Thaçi, kryeministër i Kosovës dhe Edi Rama kryeministër i Shqipërisë, e kishin cilësuar historike këtë mbledhje.
-
Kosovaret jane vèllezrit tane
Përgjigju -
zbatohen valle keto marveshje??!!! Pse serbia eksporton me shume mallra ne kosove se shqiperia???
Përgjigju -
Motra jote asht morracak Bujar
Përgjigju -
Bujar, sa per morrat mbaji vet, dhe e dyta, ti beji vet marrveshjet me ata te gjermanis e ku di une, por mos u mer me kosoven, se me sa shoh nga ato që shkruan AQ DI AQ NËN. Ok dhe lexo pak
Përgjigju -
NUK na duhen mareveshjet me kosoven,,,kete shtet morracak,,duam te kemi mareveshje me gjermanine,,francen,,angline,,suedine...italine..
Përgjigju-
O bujar o gjak prishur nuk hesht shtet tjeter apo kombe tjeter JAN SHQIPTARE jemi nje do apo sdo ti o gjak prishur ishin ata qe ti I quan moracak qe te dhan ty liri dhe u Ben kurban per te qene shqipria qe hesht sot perdryshe do te q*.te greku ne by*h po ti dhe mase je ndonje simpantizmi ktyre o more.
-
Ti duhet te jesh troll serb. Legen.
-
@bujari... Edhe injorant edhe idiot qenke.
-








Komente
Komento