Siguria ushqimore, cilësohet si një nga kapitujt më të vështirë në procesin e negociatave me Bashkimin Europian, një kapitull për të cilin Shqipëria mund të kërkojë më shumë kohë, një periudhë të ndërmjetme për të arritur standardet europiane. I tillë u cilësua edhe nga Zv/ministri i Bujqësisë, Arjan Jaupllari, në komisionin e jashtëm gjatë raportimit për ecurinë e këtij kapitulli, por tha se përparimet që po bëhen janë të ndjeshme.
“Ne jemi duke I parë një më një, të gjitha stabilimentet. deri më sot për këto që kemi vlerësuar 3.5% e tyre nuk e arrijnë standardin. siguria ushqimore, është një kapitull shumë I vështirë. në të gjitha vendet e BE ka qënë kapitulli i fundit që është mbyllur. Ne do jemi të fundit që do e mbyllim në 2027-ën. Kërkon një anagzhim total”, tha Arjan Jaupllari.
Ndërsa zv/ministri tjetër Fatmir Guri, negociator përgjegjës për kapitullin 11 “Bujqësia dhe Zhvillimi Rural” raportoi mbi 3 piketat përmbyllëse që duhet të plotësojnë për mbylljen e këtij kapitulli.
“Fokusi është tek 3 piketa përmbyllëse: ngritja e sistemit të integruar të administrimit dhe kontrollit, ngritja dhe funksionalizimi I agjencisë së pagesave sipas standardeve të BE-së. forcimi I sistemit të menaxhimit financiar, kontrollit dhe audidimit. kemi dorëzuar planin e zbatimit për kapitullin 11 që 30 prill, jemi në pritje të komenteve dhe vlerësimit nga Komisioni Europian, në pritje që në fund të vitit të kemi një plan të miratuar”, tha Fatmir Guri.
Guri, përgjegjës për 2 kapitujt, thotë se është avancuar ndjeshëm në kapitullin 13, peshkimi dhe akuakultura, optimist se mund të mbyllet para afateve të përcaktuara, fundit të 2027-ës.
Komente










