Zëvendësministri i Brendshëm i Greqisë, Kostas Gjolekas, vizitoi dje Korçën, i shoqëruar nga një delegacion me përfaqësues të biznesit, të qeverisjes vendore dhe të universiteteve të Greqisë Veriore.
Ai zhvilloi takime edhe me anëtarë dhe përfaqësues të pakicës etnike greke në Korçë, ku artikuloi disa deklarata disi provokuese, që linin të kuptohej se grekët kanë jetuar dhe vijojnë të jetojnë në Korçë.
“Çdo grek duhet të kalojë edhe nëpër Korçë, për të parë rrënjët e popullit tonë që ishte këtu e që vazhdon të jetë këtu”, deklaroi Gjolekas gjatë takimit me Mitropolitin Anastasios, sipas agjencisë shtetërore greke të lajmeve.
Mitropoliti nga ana e tij e informoi zëvendësministrin se në Korçë ka një muze kishtar me 7,000 ikona dhe theksoi se qytetarë të feve të ndryshme bashkëjetojnë në harmoni atje.
"Ne jemi një Kishë e vogël, e cila gjithmonë ka nevojë për miq që do ta ndihmojnë. Miqtë gjithashtu duhet ta kuptojnë se kjo Kishë e vetme nuk do të jetë në gjendje të zhvillohet", theksoi mitropoliti dhe shprehu gëzimin e tij për vizitën e zëvendësministrit grek.
Gjatë vizitës, Gjolekas dhe delegacioni që e shoqëronte u ndalën edhe në godinën historike të Konsullatës Greke në Korçë, ku zyrtari u takua me konsullin Asterios Buzias.
-
Maai gjoleka pyteni nje here nga eshte vet se gjoleke ne greqi nuk Ka
Përgjigju -
"Na shkruani me shum per rrenjet ,se kemi ngelur ngul dhe shkul (historin) ,saqe te shkretes Peme nuk po i premton koha per te cel lulet dhe per te lidhur frutin" ?! Po te themi rrenj Historike , po Arvanitetet shkruan Histori ne Greqi . Sa per rrenjet Biologjike JO.Ne Greqi thuhet : kush perfaqeson kulturen Helene, dhe besimin Ortodoks esht Grek ! Kultura dhe besimi nuk jan ADN . Ne(Shqiptaret ) dhe Greket mbarojm te themi se jemi autokton por e verteta esht e kundert dhe ashiqare ! Ne Shqiperi jan si nata me diten "Maloket" e dobet , te gjat Autokton te Maleve ... me Zeshkanet 1 metrosh,te rrumbullakosur (tulosh) dhe zeshkan te Fushave (Osmanet) . Greqia esht shum shum me ekstrem se Shqiperia ne perzierien e Rracave ! Grekun se dallon dot nga Arabi,Aziatiku ,Shqiptari apo makedoni (Pomak) Bjond ! Le te krenohemi me te kaluaren Arkeologjike ,sa per te sotmen .....turpi i historis jemi .
Përgjigju-
Kështu, mor mik. Ua kanë mësuar historianët se në fillim grekët e lashtë kanë qenë në Shqipërinë poshtë Shkumbinit dhe pastaj janë zhvendosur drejt jugut, po jo pa rregull si ne më 1991-97, po të organizuar sipas fiseve e dialekteve, dhe u ngulën aty ku janë sot. Prandaj rrënjët e Greqisë janë në Korçë dhe zemra në Himarë. Ashtu si serbët e kanë zemrën në Kosovë dhe rrënjët në zonën mbi Shkumbinin. Është projekti greko-serb për ta bendosur kufirin e tyre në Shkumbin. Dihet se helenët, pasi u shkëputën nga trungu indoeuropian, ndoqën një trajektore që i çoi në Anatoli dhe prej andej në jug të Ballkanit, ku gjetën pellazgët (lexo Homerin). Prandaj antropologjikisht janë të ngjashëm me banorët e Anatolisë, siç e treguar krahasimi i kafkave. Prandaj një rilinas yni, duke pasur parasysh idiotizmat e grekëve, pat sjellë dy vargje të një frëngu apo anglezi që vizitoi Greqinë pas pavarësimit, duke menduar se në shkallët e Partenonit do të gjente Platonin, Sokratin, Heraklitin etj., po gjeti njerëz të trashë: O Athinë, vend i parë, Zqysh duron sot të tillë gomarë?
-










Komente
Komento