Zvonimir Atletiç, ekspozitë e rrallë
për Nënë Terezën në Kryeministri

Zvonimir Atletiç, ekspozitë e rrallë<br />për Nënë Terezën në Kryeministri
Një ekspozitë e rrallë fotografike për nënë “Nënë Terezën” është çelur këtë mërkurë në sallën COD të kryeministrisë. Kjo ekspozitë është vizituar nga ambasadorë të vendeve të ndryshme të atashuar në Shqipëri. Nuk mungoi dhe ambasadorja e BE-së Romana Vllautin.
 
Ekspozita ka për autor fotografin e shquar kroat Zvonimir Atletiç. Ekspozita e kuruar nga Luka Mjeda është mbështetur nga Ambasada e Republikës së Kroacisë në Tiranë. 

Nënë Tereza në fokusin e Zvonimir Atletiç për herë të parë shfaqet e gjallë, e vërtetë dhe tokësore. Si rrallëkush fotograf tjetër Atlertiç zbulon deri në imtësitë më intime portretin human dhe psikologjik të Nënë Terezës. 

Fatmir Velaj, Këshilltari i kryeministrit Edi Rama vlerësoi autorin e ekspozitës, i cili ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës e çeli këtë ekspozitë në Galerinë Vittoria në Romë të Italisë. 

Ambasadorja e Kroacisë Sanja Bujas Juraga pasi portretizoi figurën e shenjtores shqiptare, u shpreh se Nënë Tereza mundi ta vizitonte Zagrebin vetëm pas fitores së pavarësisë në Kroaci.

Fotografi Zvonimir Atletiç ka pasur fatin ta ndjek hap pas hapi humanisten e madhe nga Kroacia në Kalkutë të Indisë.
 
Në këtë ekspozitë përmes imazheve bardhë e zi, Nënë Tereza shfaqet plot dritë në punën e përditshme me të varfrit, e rrethuar nga Misionaret e Bamirësisë.

Kush është Zvonimir Atletić?
Me kalimin e viteve, Zvonimir Atletić u bë dokumentuesi më i kujdesshëm i përkushtimit të saj ndaj të sëmurëve e të braktisurve. Është kjo arsyeja që vit pas viti, ekspozitat kushtuar asaj u hapën në të gjithë botën, duke plotësuar çdo herë një cikël devotshmërie dhe altruizmi.

Sipas kritikës, “fotot bardhë e zi të Atletić nuk thonë një mijë fjalë. Në të vërtetë, ato nuk bëjnë zë. Fotot mbështillen nga një heshtje të shenjtë, nga ajo që arrin të depërtojë në hapësirat e shpirtit, për një dialog me Krijuesin”. Në vitin 1979, Nënë Terezës iu dha Çmimi Nobel për Paqe për punën e saj humanitare.

Në vitin 1990 u shpall Qytetare Nderi e Zagrebit, ku hapi një prej shtëpive të Urdhrit të Misionareve të Bamirësisë. Sot, e gjithë bota e njeh Anjeza Gonxhe Bojaxhiun, të lindur të Shkup në fillim të shekullit të kaluar, si Shën Tereza e Kalkutës.

Zvonimir Atletić iu kushtua fotografisë që në rininë e hershme. Gjatë studimeve në Akademinë e Arteve Dramatike, në Departamentin e Kinematografisë, vendosi që të ishte pikërisht fotografia profesioni i tij, që në vitin 1976. Është anëtar i Shoqatës Kroate të Artistëve të Arteve të Aplikuara Pamore (ULUPUH) dhe mban statusin e artistit të njohur e të pavarur (HZSU).

Atletić ka shfaqur ekspozita të shumta për Nënë Terezën, anembanë botës. Në vitin 2004 "Nënë Tereza – Kam etje", në Galerinë Kristofor Stanković në Zagreb të Kroacisë; në 2010 "Nënë Tereza – Ji Drita Ime", në Shtëpinë Përkujtimore të Nënë Terezës në Shkup të Maqedonisë dhe në Kalkutë të Indisë, ku sot fotot janë pjesë e Muzeut të Shtëpisë së Nënës dhe ilustrojnë faqet zyrtare të Misionareve të Bamirësisë. Në 2016, ekspozita "Nënë Tereza", në Galerinë Vittoria në Romë të Italisë. 

ekspozita per nene terezen
ekspozita per nene terezen
ekspozita per nene terezen
ekspozita per nene terezen
ekspozita per nene terezen
 Foto të tjera..

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot