Zv/presidenti i PE-së Rainer Wieland: Korrigjimi i kufijve Kosovë-Serbi ide jo e mire   

Zv/presidenti i PE-së Rainer Wieland: Korrigjimi i kufijve Kosovë-Serbi ide jo e mire   

Zv. presidenti i PE-së, Rainer Wieland 

“Mundësia e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë nuk është një ide e mire”.

Kështu është deklaruar së fundi zëvendëpresidenti i Parlamentit Europian, Rainer Wieland duke e konsideruar tezën e hedhur për korrigjimin  e kufijve një ide jo të mirë që sipas tij mund të sjellë sjellë më shumë probleme, se sa anë positive.

Pas takimit që ka patur të mërkurën me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, në Prishtinë zv/presidenti  i  parlamentit ka folur edhe për çështjen e liberalizimit të vizave ku është shprehur se  se do të ketë një mbështetje të plotë për Kosovën që të mos ketë kushte të reja.

“Ne nuk mendojmë se është një hap i mirë për të ndryshuar në këtë rajon, në këto rajone të veçantë janë kufijtë, sepse ka më shumë ndikime sesa në rajone të tjera, pothuajse gjithandej në botë. Pra, unë nuk mendoj që është një ide e mirë kjo dhe ne duhet të merremi me atë që kemi, që t’u shërbejmë njerëzve e jo të vendosim një fotomorganë në horizont, e cila mund të sjell gjëra më problematike, sesa që sjell arritje në anë pozitive tek njerëzit”, ka deklaruar ai, transmeton gazeta Ekspress

Gjthashtu, gjatë një conference të përbashkët shtypi nënkryetari  i Parlamenti Europian Ëieland ka  thënë se nuk mund të jepet asnjë premtim apo garanci sa i përket çështje së liberalizimit ë vizave apo se kur mund të ndodhë kjo, por aiështëdeklaruar se popunohet për arritjen e këtij qëllimi.

“Parlamenti Evropian vitin e kaluar e ka miratuar këtë, e ka votuar dhe me një shumicë dërrmuese, po ashtu në atë votim ka qenë edhe vota ime. Unë do t’ju mbështes juve, do t’iu përkrahi që të mos ketë kushte të tjera që të shtohen përpos atyre kushteve që ju i keni pasur. Fatkeqësisht nuk mund t’ju premtoj se kur do të bëhet kjo, për arsye se ka disa qeveri që ende nuk janë të bindura për ta përkrahur”, u shpreh Wieland. 

Ndërkohë Ëieland pati dhe  një thirrje për politikanët kosovarë duke thënë që të mos premtohen data se kur mund të ndodhë liberalizimi i vizave.

Kosova hyri në vitin 2019 pa liberalizim të vizave për qytetarët e saj, ndërsa nga  ana e Bashkimit Europian, është përmendur viti 2020 si i mundshëm për arritjen e liberalizimit të vizave për Kosovën..

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë