Zvicra luan kundër Bjellorusisë në Novi Sad, gazetari serb 'këshilla' për Xhakën: Mos të dalë në qytet, policia është gati

Zvicra luan kundër Bjellorusisë në Novi Sad, gazetari serb 'këshilla' për Xhakën: Mos të dalë në qytet, policia është gati

Përplasja mes Xhakës dhe lojtarit serb në Katar 2022

Në 25 mars, do të luhet ndeshja mes Bjellorusisë dhe Zvicrës e vlefshme për kualifikueset e ‘Euro 2024’. Për shkak të sanksioneve të vendosura ndaj Bjellorusisë, ndeshja do të luhet në Serbi në stadiumin ‘Karađorđe’ (Novi Sad).

Lidhur me këtë ndeshje, ka folur edhe Predrag Mihailovic, kryeredaktor i portalit “Sportal.rs” në Beograd, duke thënë detaje sa i takon sigurisë. Ai tha se futbollistët shqiptarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri shihen ende si persona që provokojnë lojtarët serbë.

Duke kujtuar se Xhaka nuk është i mirëpritur në Serbi, gazetari tha se ky i fundit nuk duhet të dalë në qytet dhe se policia serbe ka marrë masat për çdo rast.

“Njerëzit i shohin ende Xhakën dhe Shaqirin si persona që i provokojnë lojtarët serbë. Xhaka dhe Shaqiri nuk janë veç futbollistë, por janë parë edhe si figura politike pasi tashmë i kanë shfaqur bindjet e tyre politike. Ai natyrisht se nuk është i mirëpritur këtu dhe s’duhet të dalë në qytet. Sidoqoftë, për çdo rast, policia serbe do të jetë e gatshme”- u shpreh gazetari serb.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja