Ministri i Brendshëm Taulant Balla, siç ka paralajmëruar, tha se është gati një pr.ligj që parashikon ngritjen e Zyrës së Rikuperimit të Aseteve kriminale. Ministri kërkoi edhe mbështetjen e opozitës në përpjekjen e qeverisë për të goditur krimin e organizuar. Balla tha për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema se kjo zyrë që do të ngrihet pranë Policisë së Shtetit ka si qëllim të gjurmojë pasuritë e fshehura të krimit, një praktikë kjo që ndiqet në disa vende të BE.
"Zyra e Rikuperimit të Aseteve, është një institucion brenda policisë që do gjurmojë pasuritë e fshehura të krijuara nga aktiviteti kriminal dhe korrupsioni. Është model i mirë në disa prej vendeve të BE. E kemi vendosur si një prej objektivave të rëndësishëm në kuadër të rrugës së anëtarësimit, është diçka që i kishte munguar strukturës së policisë së shtetit sa i takon luftës kundër krimit të organizuar. Na duhet punë hetimore efikase për identifikuar gjetur dhe konfiskuar asete, llogari apo gjithçka tjetër që krimi ka krijuar për shkak të aktiviteteve kriminale. Shpresoj se do kemi mbështetjen e opozitës në përpjekjen tonë për të intensifikuar luftën kundër krimit të organizuar", tha Balla.
Lajmi kryesor:
‘Ndiq paranë’, Balla: Ngrejmë zyrën për Rikuperimin e Aseteve, të godasim krimin! Ministri kërkon fonde nga donatorët, Gonzato: Ju mbështesim, por duhet transparencë
SI.E./Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
81.3%
-
Të gabuar
13.6%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 5328
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Proda takohet me drejtuesit e rinj të komisariateve dhe u lë porosi: Angazhim maksimal për parandalimin e krimit dhe zbatim i ligjit!
21 Dhjetor, 15:11
-
Trafiku në Tiranë, eksperti: Problem menaxhimi i rrugëve! Propozimet për zgjidhje, parkime jashtë Unazës së Vogël e sinjalistikë e përkohshme
21 Dhjetor, 12:30
-
Dita Kombëtare e Diasporës/ Ministri Balla: Duhet t'i garantojmë çdo fëmije me prindër shqiptarë që të mësojë shqipen
18 Dhjetor, 16:07
-
EKSKLUZIVE/ Qeveria në lëvizje për të ndihmuar këngëtaren Parashqevi Simaku! Balla kontakte me Konsullatën në Nju Jork për t'i siguruar pasaportë
18 Dhjetor, 14:33
-
Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve, Balla: Mirënjohje shqiptarëve që 33 vjet më parë u nisën në kërkim të një jete më të mirë
18 Dhjetor, 12:51
-
Kryepolici Proda emëron 48 shefat e Komisariateve në 12 drejtoritë e qarqeve, asnjë grua! Lista me EMRAT dhe qytetet
18 Dhjetor, 08:51
-
Projektligji i PS-së për faljen e gjobave kalon në komisione, amnisti dhe për ndërtimet individuale pa leje në fshat e qytet në 10 vitet e fundit
17 Dhjetor, 11:38
-
'Rritje e pensioneve, nisur nga më të ultat', ministri Hoxha me ish-punonjës të policisë: Mbështetje për familjet e dëshmorëve
16 Dhjetor, 17:52
-
Takimi me ish-punonjës të Policisë, Rama: Po përgatitemi për rritjen e fondit të pensioneve! Ministri Hoxha: Mbështetje për familjet e dëshmorëve
16 Dhjetor, 17:52
-
Gara për 48 shefat e Komisariateve, 9 nga kandidatët ankimojnë rezultatin! Shqyrtimet nga Komisioni bëhen më 16-17 Dhjetor
13 Dhjetor, 15:47
-
Zbardhet lista për garën e shefave të 48 Komisariateve! 102 kandidatë morën më shumë se 70 pikë, 16 u skualifikuan dhe 23 u tërhoqën (RENDITJA)
11 Dhjetor, 17:51
-
Lufta kundër krimit dhe siguria e qytetarëve, kryepolici Proda pret ambasadorin e Arabisë Saudite: Forcim i mëtejshëm i bashkëpunimit!
10 Dhjetor, 15:47