'Zyra konsullore', ja cilët shqiptarë dërguan në Amerikë, vëllezërit që drejtonin grupin

'Zyra konsullore', ja cilët shqiptarë dërguan në Amerikë, vëllezërit që drejtonin grupin

Grupi falsifikator

Shqiptarët e arrestuar katër ditë më parë për falsifikimin e vizave të ndryshme, për të udhëtuar më pas në drejtim të SHBA dhe vendeve të tjera,ishin kthyer në zyra konsullore, për shumë persona që ishin të gatshëm të paguanin dhe të largoheshin nga Shqipëria nëpërmjet dokumentave falso. Letrën cilësore që e përdornin për të falsifikuar dokumentet e blinin në Greqi.

”Zyrat konsullore” të këtij grupi vepronin jo vetëm në Shqipëri por edhe në Greqi, ndërkohë në Shqipëri të implikuar kanë qënë dhe dy efektivë të policisë së Shtetit, të cilët bënin të mundur daljen e klandestinëve në pikat kufitare.

Por jo vetëm kaq pasi gjatë përgjimeve të kryera, efektivja e policisë Entela Çela, është kapur dhe duke kryer korrupsion pasi nga përgjimet rezulton se ajo u fshinte nga sistemi, gjobat që policia rrugore u vendoste qytetarëve për shkelje administrative në rrugë.

Nga veprimet e kryera rezulton se të arrestuarit vllezërit Ilir dhe Alfred Myrtaj, djali i këtij të fundit Marjo Myrtaj, Albert Xhelili, Gentjan Stojku, Florjan Hysenaj, Entela Cela, Keldi Behsi, Arben Kadiu, Ismail Alushani, Ylli Gokaj, Aleksandër Leka, Shkëlqim Mema dhe Qazim Hysko, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjenin persona të ndryshëm të cilat kanë interes për të udhëtuar në shtete të ndryshme, ku klientët nuk janë vetëm shtetas shqiptarë por edhe të huaj.

Pasi i paisin me dokumenta identifikimi të falsifikuara, kundrejt një përfitimi monetar, i nisin në mënyrë të paligjshme drejt SHBA-së, Kanadasë, Mbretërisë së Bashkuar etj, në linjat e udhëtimit me mjete të ndryshme dhe me linja ajrore. Nisja e personave me dokumenta të falsifikuara bëhej nga Shqipëria në Malin e Zi, Italia, Greqia, Franca dhe Norvegjia.

Personat që ikën në Amerikë
Në funksion të këtij hetimi prokuroria në bashkëpunim me policinë kanë dokumentuar disa episode ku personat e mësipërm kanë falsifikuar dokumenta të udhëtimit dhe kanë ndihmuar për kalim të paligjshëm të kufirit të disa personave, ndër të cilët janë Vera Mehmetaj, Limos Selimi dhe Rezalba Hotaj, të cilët kanë udhëtuar nga Shqipëria për në SHBA dhe Kanada, duke përdorur pasaporta dhe viza të falsifikuara.

Anëtarët e këtij grupi kriminal për këtë aktivitet të paligjshëm mernin në këmbim nga personat e trafikuar shuma të konsiderueshme të vlerave monetare që varionte në 20 mijë euro për person. Gjithashtu nga hetimi penal i kësaj çështje në bashkëpunim me organet e tjera ligjzbatuese janë marrë të dhëna për faktin se pjesëtarë të tjërë të këtij grupi kriminal e kryenin këtë aktivitet të paligjshëm dhe në shtetin Grek. Madje autoritet policore Greke kanë arritur të bëjnë arrestimin e 16 personave si anëtarë të këtij grupi kriminal, si dhe janë sekuestruar gjashtë laboratorë prodhimi dokumentash të falsifikuara.

Dy policët e shtetit
Gjithashtu gjatë hetimit të procedimit penal është dokumentar fakti se shtetësja Entela Cali, me detyrë punonjëse policie, në bashkëpunim me shtetasin Arjan Uka me detyrë punonjës policie si dhe Albert Xhelili, e shtetas të tjerë,kryenin veprime korruptive  gjatë detyrës, në këmbim të shumave monetare si dhe kanë ndihmuar pjesëtarët e këtij grupi kriminal e persona të tjerë për kryerjen e aktivitetit kriminal, duke shfrytëzuar të dhënat që ata dispononin për shkak të detyrës që ata kishin si punonjës policie.

Mosha e personit si numri i këpucës
Nga përgjimet e kryera prej 2016-s, deri në shkurt-mars 2018, rezulton se ky grup kriminal kujdesej që porositë për karta identiteti të vendeve të BE-s, patenta dhe Pasaporta që i porosisnin të interesuarit dhe fotot e tyre të dërgoheshin online me Viber dhe Whatsapp pasi konsiderohishin si të papërgjueshme.

Në pamundësi grupi përdorte linja autobusësh, ndërsa mosha e personave etiketohej si numri i këpucës. Më 22 nëntor 2017 Gentjan Stojku, një nga ndërmjetësit e këtij grupi shqiptaro-grek rezulton se është telefonuar nga një shtetas që i komunikon se “duhet të mi dërgosh porositë në ëhatsapp ose Viber, që të shikoj te ato që don se me 99 % i ke si kena folë…”.

Në bisedën e parë të përgjuar dhe renditur si provë nga akuza Gentjan Stojku dhe Alfred Myrtaj janë kapur mat duke përgatitur me lehtësi dokumente italiane sikur shqitparët që i blenin ishin me origjinë nga Leçe dhe Milano në itali. Alfred Myrtaj pyet Gentian Stojkun për falsifikimin e një leje qëndrimi në Itali. Në këtë bisedë dy komunikuesit flasin për qytetin që do të shënojnë si vendndodhje të personit që ka porositur dokumentet e falsifikuara.

Biseda mes Gentjan Stojkut dhe Alfred Myrtajt
A.M: deshma me tëp yet për një gjo, e fredi jam alo

G.S: Po ça bone po të dëgjoj

A.M: Ee, këto Leçe janë të gjitha?

G.S: Po

A.M: Me i fjalë, çdo kush atje i merr apo?

G.S: Jo, po kto janë të asaj, pastaj ka edhe Milano ka po komuna ku ka qenë me i fjalë, që kanë dale ato. Kane qenë në at komunë, në at komunë. Ky grup falsifikonte mjete identifikimi jo vetëm për shqiptarët por edhe për të huajt, përfshi dhe marokenët, ku në një rast janë përgjuar duke përgatitur një “permesso di sogiorno” për një markoken. Në bisedën e përgjuar më 7 Janar 2017 hetuesit kanë zbardhur dhe skemën se si Stojku me nurmin shqiptar që përfundon me 776 i shpjegon Alfred Myrtaj tek numri grek që përfundon me 878 se si duhet të bëjë kujdes pasi të dhënat janë në frëngjisht dhe marokenit duhet ti përgatisnin një “sonxhorno” nga ato të thejshtat me qese.

Alfred Myrtaj: Ça është ajo?

Gentjan Stojku: Po ai është qyteti e shteti është Makrok

A.M: Eeeee

G.S: Kurse ai është qyteti

A.M: Po kaq gjata e kanë ato….

G.S: Farni pra Farni, futu shikoje po qe se ke internet, se mos ma ngatërron se e ka shkruejt frengjisht ai.

A.M: E di e di se është emër ai pra NOM është.

G.S: Është mbimeri, shiko Prenom është NEME. Kurse Ifrani Ddame është qyteti, shteti është Marok.

A.M: E marr vesh e marr, nga ato “sonxhornot”?

G.S: Jo nga ato të shtrenjtat, nga ato të thjeshtat, nga ato të tjerat që janë me qese.

A.M: Dmth nga ato të thjeshtat

Skema e trafikimit
Një tjetër provë e akuzës për falsifikimet e vizave është porosia e një vajzë nga shkodra ku Florjan Hyseni bisedon e takohet me ndërmjetësin Albet Xhelili duke rënë dakort se të dhënat do ja nis me autobuz dhe ai duhet të bëj pasaportën me emrin e shtetases italiane C.Ambrogia por me foton e shkodranes. Florjani i dërgon sms Xhelilit “Ky është nr tel shoferit 067……, autobus blu me targa AA… në orën, 12:40 e ke aty sa ti marrësh më difto.

Pasi merr zarfin Alberti i përgjimit me sms: Ok.
24 orë nga marrja e zarfit me të dhënat e vajzës nga shkodra dhe konfirmimin që Hyseni kishte marrë paratë, komunikon sërish me Albert Xhelilin njohur si “berti” duke i konfirmuar se porosia duhet përfunduar. “Nigjo Florin përfunoje. Ee në rregull? Po përfunoje. E mirë mirë. Nigjo, komplet njashtu sit a kam dhënë unë. Nurmin e këpucës mos ma luaj”.

Laboratori i falsifikimit
Pasi merr pasaportën Florjan Hyseni ja dërgon vajzës nga Shkodra e cila më 16 Mars 2018 lë Shqipërinë duke udhëtuar për në Amerikë por është ndalur në një aeroport ndërkombëtar pasi është pikasur dokumenti fals. Të ndaluar nga autoritetet policore rezultojnë dhe shtetasit L.S dhe R.H të pajisur me dokumetne false nga ky grup.

Ata janë bllokuar në Xhamajka duke udhëtuar me “AirCanada” për në Toronto. Në këtë grup janë përgjuar dy efektivët e policisë Arjan Uku, Entela Çali të cilët duke bashkëpunuar me Albert Xhelilin kthejnë patentat e sekuestruara nga policia rrugore për shkelje si dhe fshinë nga sistemi e-gjoba, gjobat e vendosura për shoferë kundrejt pagesave korruptive.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!