Zyrat e punës, Rama: Ja puna
jonë, dhe tjetër puna e lehaqenve

Zyrat e punës, Rama: Ja puna<br />jonë, dhe tjetër puna e lehaqenve
Pas akuzave nga Partia Demokratike për zyrat e punës, kryeministri Edi Rama në një status në rrjetin social Facebook shkruan se shpifjet e opozitës vetëm rrisin vullnetin e qeverisë për të ndryshuar Shqipërinë.

“Tjetër puna jonë, tjetër puna e lehaqenve” shkruan kryeministri Rama në Facebook ndërsa e shoqëron dhe me një foto me disa të dhëna.  
 
“Ja rezultatet kuptimplota të rilindjes së Shërbimit Kombëtar përmes zyrave të punës. Mllefet, shpifjet, fyerjet dhe gjithë përbërësit e tjerë të gjellës së neveritshme që gatuhet çdo ditë në mensën e SHQUP-it dhe shpërndahet përmes kamarierësh të deshpëruar për të ushqyer injorancën e pakënaqësine, vetëm e kalisin vullnetin e palëkundur qeverisës për të ndryshuar përgjithnjë Shqipërinë. Dhe ky është vetëm fillimi”, shkruan kreu i qeverisë.

Vetëm gjatë vitit 2014 sipas kryeministrit Rama, zyrat e punës shpallën 17651 vende të lira pune, ndërmjetësuan 9100 vende pune në nivel kombëtar, u disbursua kësti i punësimit me vlerë 2.7 milionë dollarë si dhe nga ky fond u punësuan 3000 punë kërkues të papunë.

Këto shifra thotë kryeministri  janë lehtësisht të verifikueshme përmes fletores së llogarive tatimore të shtetit dhe janë vetëm produkt i Zyrave të Punës.



rama




































Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Nga peshku te veza cilat janë ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin përqendrimin

Nga peshku te veza cilat janë ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin përqendrimin