Personat me aftësi të kufizuar nuk kërkojnë vetëm t’u jepet mundësi punësimi, por t’u ofrohet një punë që ata mund ta bëjnë. Sipas tyre kjo gjë duhet të nisë që në zyrat e punës, ku për këtë kategori duhet të ketë edhe një vlerësim individual. Ka qenë kjo arsyeja që prej tre ditësh ka mbledhur së në një seminar punonjës të shërbimit kombëtar të punësimit, persona me aftësi të kufizuar dhe ekspertë të Caritas për metodat e reja që përdoren në vendet e zhvilluara. 

Dr. Stefano Defendi ka hartuar guidën që orienton më mirë personat PAK drejt punësimit. 

“Kjo metodologji vë në dukje se personat me aftësi të kufizuar në situata që janë analizuar më parë mund t'i përgjigjen më së miri kërkesave të vendit të punës që vendos tregu i lirë. Ajo duhet konsideruar si një kuti veglash që në varësi të situatës që gjendet një person i ARDF le të themi, apo PAK në përgjithësi, mund t’i përdorë”-shprehet Stefano Defendi.

Për ekspertët e shoqërisë civile që merrem me të drejtat e personave me aftësi të kufizuar, ndryshimet që ka bërë së fundmi qeveria në VKM për bizneset që punësjnë PAK, pritet të ketë me të vërtetë endikim pozitiv. Nëse sipas ligjit aktual parashikonte që për çdo 25 punonjës një duhet të person me aftësi të kufizuar, qeveria aktuale e ka heq këtë detyrim dhe për çdo person të kësaj kategorie që ata punësojnë sheti do u mbulojë pagat dhe sigurimet për një vit. 

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)