ZYRTARE/ 18 vite karrierë, Elis Bakaj tërhiqet nga futbolli: Mbetet jeta ime

ZYRTARE/ 18 vite karrierë, Elis Bakaj tërhiqet nga futbolli: Mbetet jeta ime

Elis Bakaj

Elis Bakaj ka vendosur që në moshën 35 vjeçare të "varë këpucët në gozhdë". Ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare prej janarit të këtij viti nuk është aktivizuar me asnjë ekip, teksa do fokuesohet tanimë në rolin e trajnerit. Me shtatë trofe në karrierë, Bakaj ka luajtur 27 ndeshje me Shqipërinë duke shënuar edhe një gol. Në rrjetet sociale Elisi tregon se pa futbollin nuk do ishte askush, duke falenderuar këdo e mbështeti.

"Futbolli më dha gjithçka në jetë. Si një moment që do të vinte me shumë kujtime të bukura që do të përfundonin por edhe me shumë sakrifica. Falënderoj Zotin që më bëri të punoj në profesionin që dashuroja më shumë. Falënderoj familjen time, prindërit, bashkëshorten, motrën të cilët kanë qenë me mua në çdo moment të bukur dhe të vështirë. Pa ta nuk do të ia dilja. Falënderoj të gjithë trajnerët që më mbështetën që nga hapat e parë të karrierës deri në fund të saj.  Futbolli ishte dhe do të mbetet jeta ime ku nuk mund të jetoj dot pa të. Sigurisht për të luajtur nuk do të luaj më, por sërish do të jem pjesë e këtij sporti të mrekullueshëm në pozicione të tjera", shkruan Bakaj.

Në karrierën e tij Bakaj ka luajtur me Partizanin, Dinamon, Chornomortes në Ukrainë, Dinamon në Rumani, Kukësin, Skënderbeun, Tiranën, RNK Split, Vllazninë, Shakhtyor Soligorssk, Dynamo Brest dhe Rukh.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë