DURRËS - Teuta ka goditur në merkato duke siguruar shërbimet e mbrojtësit të krahut, Albi Doka. 28-vjeçari, i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e Skënderbeut, ka firmosur me skuadrën durrsake dhe do të jetë një nga përforcimet kryesore për sezonin e ri.

Me një karrierë të pasur në futbollin shqiptar dhe atë ndërkombëtar, Doka pritet të sjellë eksperiencë në prapavijën e Teutës. Ai ka qenë më parë pjesë e Tiranës, ndërsa jashtë vendit ka mbrojtur ngjyrat e Ujpest dhe Honved në Hungari, si dhe të HNK Gorica në Kroaci.

“KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e lojtarit Albi Doka, i cili do të jetë pjesë e skuadrës sonë për sezonin e ardhshëm. Doka i bashkohet ‘bluve’ me përvojën dhe kualitetin e tij, dhe jemi të bindur se do të japë një kontribut të çmuar në fushën e lojës”, shkruan Teuta.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?