Zyrtare/ Antonio Conte trajner i 
Chelsea nga sezoni i ardhshëm

Zyrtare/ Antonio Conte trajner i <br />Chelsea nga sezoni i ardhshëm
Ka ardhur zyrtarizimi: Antonio Conte do të jetë trajneri i Chelsea-it, duke filluar nga sezoni i ardhshëm.

Trajneri aktual i kombëtares së Italisë, para dy miqësoreve të luajtura kundër Spanjës dhe Gjermanisë, ka konfirmuar se do të hiqte dorë nga Italia në përfundim të aventurës europiane.

Ish-trajneri i Juventus ka nënshkruar një kontratë trevjeçare, që do ta lidhë me londinezët deri në 2019-ën. Gjatë kësaj periudhe ai do të fitojë 20 milionë euro.

Me zyrtarizimin në stolin e Chelseat, Conte do të nisë eksperiencën e parë jashtë Italisë ku arriti të triumfonte për 3 sezone rresht me Juventusin.

Ai zuri vendin e Cesare Prandellit në stolin e Italisë pas largimit të ish trajnerit të kaltër që dështoi në Botërorin 2014.

Gjatë dy viteve në drejtimin e Kombëtares, Conte arriti të siguronte kualifikimin për në Euro 2016 duke regjistruar një ecuri pozitive në grupin eliminator ku nuk regjistroi asnjë humbje.

Me emërimin në stolin e Chelseat, Conte konfirmon traditën e trajnerëve italianë te Chelsea ku më parë kanë punuar edhe Vialli, Di Matteo apo Carlo Ancelotti. 

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)