Zyrtare/ Befasi në Vlorë, Idriz Batha firmos për Flamurtarin

Zyrtare/ Befasi në Vlorë, Idriz Batha firmos për Flamurtarin

Idriz Batha

Pak javë pasi u largua nga Al-Najma në Arabinë Saudite, Idriz Batha është lojtari më i ri i Flamurtarit në Vlorë. Klubi që militon në Kategorinë e Parë ka njoftuar se mesfushori është emri më i ri që do jetë nën urdhërat e Dritan Resulit, për një rikthim të tij te kuqezinjtë pas katër vitesh.

"Idriz Batha rikthehet kuqezi. Mirësevjen në familjen e madhe kuqezi të Flamurtari Football Club", njoftojnë vlonjatët.

Pretendent për një vend në Superligë, në Vlorë kanë nisur merkaton dhe kanë afruar një element që në Shqipëri ka treguar se është ndër mesfushorët më të mirë në vend.

Karriera e Bathës nisi te Partizani, për të vijuar më pas te Besa, Teuta, sërish Partizani dhe më pas te Flamurtari, Tirana, UTA Arad (Rumani) dhe Al-Najma në Arabinë Saudite.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka