Zyrtare/ Bekim Balaj rinovon me Vllazninë

Zyrtare/ Bekim Balaj rinovon me Vllazninë

Bekim Balaj

Sulmuesi Bekim Balaj do jetë pjesë e Vllaznisë të paktën deri në verën e 2027. Klubi shkodran dhe sulmuesi kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të vijuar me bashkëpunimin.

‘KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se rrugëtimi jonë do të vazhdojë sëbashku me kapitenin tonë edhe për dy sezone të tjera. Suksese Bekim Balaj’, njofton Vllaznia.

Balaj numëron 14 gola të shënuar këtë sezon, në 24 ndeshje të luajtura në elitën e futbollit shqiptar. Ish-sulmuesi i Kombëtares u shpall lojtari më i mirë në Superligë për vitin 2024 dhe fitoi Topin e Artë.

Edhe pse 34 vjeç, ai është në formë shumë të mirë dhe mban shiritin e kapitenit. Objektivi i madh për këtë sezon është titulli kampion që Vllaznia e ka fituar për herë të fundit në vitin 2001.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hoxha takohet me homologen britanike: Bashkëpunim të ngushtë në luftën kundër krimit të organizuar

Ministri Hoxha takohet me homologen britanike: Bashkëpunim të ngushtë në luftën kundër krimit të organizuar