ANGLI - Morecambe FC e cila luan në Ligën e Pestë të Anglisë, ka zyrtarizuar firmën me mbrojtësin e Kombëtares, Maldini Kacurri. 19-vjeçari kalon në ekipin e ri në formë huazimi nga Arsenal, kjo për t'i dhënë më shumë minuta në një klub që ia ofron diçka të tillë.

Pjesë e 'Topçinjve' prej verës 2022, qendërmbrojtësi sezonin e shkuar ishte pjesë e ekipit A të Arsenalit në disa takime, duke luajtur edhe në Kupë. Duket se klubi nga Londra beson te aftësitë e të riut, duke i dhënë kështu mundësi që për të dytin sezon të luajë në huazim, këtë herë te Morecambe FC, pas një sezoni të mirë me Bromley.

I dalë nga moshat e Fulham, Kacurri që në Angli komentohet edhe për emrin e tij (si legjenda Maldini i Milanit), ishte pjesë e Kombëtares A si titullar në përballjen miqësore të fituar 0-1 kundër Gjibraltarit.