Zyrtare/ Data e publikimit të Progres-Raportit për Shqipërinë nuk shtyhet!

Zyrtare/ Data e publikimit të Progres-Raportit për Shqipërinë nuk shtyhet!

Progres-Raporti për vendet e Ballkanit Perëndimor që synojnë integrimin BE do të publikohet ashtu siç ishte planifikuar, më 29 maj në orën 11:00. Lajmi është konfirmuar në websajtin "European Western Balkans".

Në këtë datë do të jepen vlerësimet e Komisionit Europian (KE) për punën që Shqipëria ka bërë në realizimin e 5 prioriteteve kyçe. Raporti për zgjerimin e Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor do të prezantohet nga Komisioneri për zgjerimin, Johanes Hahn. Takimi, i cili do të mbahet vetëm disa ditë pas zgjedhjeve të BE, është planifikuar për në orën 11:00.

Ndërkohë vetëm pak ditë më vonë, më 18 qershor Këshilli i Europës (KiE) do të vendosë nëse do të japë dritën jeshile për çeljen e negociatave me Shqipërinë. Është përfolur se vendimi për Shqipërinë do të shtyhet, për shkak të krizës politike, por ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja