Egnatia ka prezantuar zyrtarisht blerjen e saj të re, sulmuesin Henri Joel Doukouo. Joel, i cili ka debutuar në Kategorinë Superiore me Egnatian në ndeshjen ndaj Partizanit, ka firmosur një kontratë 4-vjeçare.
Lajmi është bërë me dije nga vetë klubi i Egnatias n një postim në ‘Instagram’ të cilët i uruan mirëseardhjen futbollistit në klub.
“Ëelcome Henri Joel Doukouo nënshkruan për 4 vite. Klub Futboll Egnatia njofton se ka arritur të nënshkruaj kontratë 4 vjeçare me sulmuesin Henri Joel Doukouo. Joel debutoi me fanellën e Egnatias në ndeshjen e parë të Abissnet Superliga kundër Partizanit.”