SHKODËR - Klubi i futbollit Vllaznia ka njoftuar se ka rinovuar me trajnerin Edi Martini edhe për dy sezone të tjera. 51-vjeçari u rikthye në krye të Vllaznisë një vit më parë dhe sezonin që sapo u mbyll i shkoi shumë pranë titullit kampion, duke dominuar në sezonin e rregullt, por dështoi në fazën 'Final 4'.
"KF Vllaznia dëshiron të njoftojë se ka arritur akordin me trajnerin Edi Martini për të qenë pjesë e rrugëtimit tonë të përbashkët edhe për dy sezonet e ardhshme", njofton klubi shkodran.
Sezonin e fundit Edi Martini u ul në stolin e Vllaznisë për 47 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke siguruar 22 fitore, 10 barazime dhe 15 humbje.
Në ndeshjen e djeshme kundër AF Elbasanit, humbur 1-2 nga Vllaznia në 'Air Albania', mediet raportuan se Martini pati një përplasje me mbrojtësin e ekipit të tij, Andrey Yago, me trajnerin që e pështyu në fytyrë brazilianin.
Komente







