Zyrtare/ Dhuratë e madhe për Orges Shehin, Xhuliano Skuka rikthehet te Partizani

Zyrtare/ Dhuratë e madhe për Orges Shehin, Xhuliano Skuka rikthehet te Partizani

Xhuliano Skuka rikthehet te Partizani

Partizani ka zyrtarizuar rikthimin e Xhuliano Skukës deri në fundin e këtij sezoni. Të kuqtë dhe Metz kanë gjetur dakordësinë për huazimin e dibranit, me Skukën që duket si një dhuratë për trajnerin e sapoemëruar, Orges Shehi.

"Partizani me kënaqësi zyrtarizon rikthimin e Xhuliano Skukës. Klubi dhe Metz kanë arritur marrëveshjen mes tyre për huazimin e sulmuesit 25 vjeçar te kampionët. Skuka do të jetë pjesë e të kuqve deri në përfundim të sezonit 2023-2024 duke konfirmuar se Partizani mbetet zgjedhja e parë në Shqipëri", njofton klubi i kuq.

Një vit pasi la "Demat e Kuq" dhe për 1.4 milionë euro kaloi te Metz në Francë, dibrani ka bërë prapakthehu për t'u bashkuar me kampionët në fuqi të Shqipërisë.

Aventura e Skukës me Metz nuk ishte e duhura, çka bëri që ai të largohej pas vetëm pesë muajve në huazim. Edhe te Maribor në Slloveni ai nuk mundi të gjente veten, duke qenë tanimë "barrë" për klubin francez.

25-vjeçari do jetë sërish pjesë e Partizanit, aty ku shkëlqeu me 23 golat dhe tetë asistimet në 46 ndeshje, teksa u ftua edhe në Kombëtare ku luajti katër ndeshje dhe gjeti një herë rrugën e rrjetës.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Mësohen dy çiftet gjysmëfinale të Evropianit, datat dhe stadiumet ku përballen 4 gjigantët e futbollit

Euro 2024/ Mësohen dy çiftet gjysmëfinale të Evropianit, datat dhe stadiumet ku përballen 4 gjigantët e futbollit