Merr fund telenovela, Donnarumma firmos me Milanin deri në 2021. Pas një takimi rreth tre orë, portieri u bind që të firmoste zgjatjen e kontratës, ndërsa do të përfitojë 6 milionë euro në sezon.
 
Por, nëse Milani nuk do të arrijë të kualifikohet për në Champions League sezonin e ardhshëm, klauzola e largimit të portierit do të jetë 50 milionë euro, por nëse kuqezinjtë do të luajnë Europa League klauzole shkon 100 milionë.
 
Por duket se për tërheqjen Donnarumma kishte dhe një kusht, që u plotësua, pasi vëllai i tij Antonio Donnarumma u bë pjesë e Milanit, pasi u ble nga Asteras Tripolis. 


dy.b/shqiptarja.com