Edin Dzeko është gati për një kapitull të ri në karrierën e tij. Sulmuesi nga Bosnja dhe Hercegovina është larguar nga Fiorentina në Serie A për t’u rikthyer në futbollin gjerman, ku do të vazhdojë karrierën te Schalke 04 në Bundesliga 2.
39-vjeçari është prezantuar në klubin e ri dhe kontrata fillestare do të jetë gjashtë mujore, me të drejtë rinovimi. Për shërbimet e ish-sulmuesit të Romës dhe Interit kishte interes edhe nga Paris FC, por Dzeko ka preferuar ofertën e Schalke 04, duke zgjedhur rikthimin në një kampionat që e njeh mirë.
Gjatë aventurës së tij me Fiorentinën, Dzeko u aktivizua në 18 ndeshje mes Serie A dhe Conference League, ku realizoi dy gola. Rikthimi në Gjermani ka një domethënie të veçantë për sulmuesin boshnjak, i cili pati sukses të madh në fillimet e karrierës së tij me Wolfsburg, ku u afirmua në arenën europiane.
⚒️ #ED10 ⚒️ pic.twitter.com/Zt2vJtlQwk
— FC Schalke 04 (@s04_en) January 22, 2026
Komente











