Zyrtare/ Ernest Gjoka rikthehet në Maqedoninë e Veriut, firmos për rivalët e Shkëndijës

Zyrtare/ Ernest Gjoka rikthehet në Maqedoninë e Veriut, firmos për rivalët e Shkëndijës

Ernest Gjoka te Shkupi

Ernest Gjoka është emëruar trajneri i ri i FC Shkupit në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut. 54-vjeçari rikthehet sërish në vendin fqinj si trajner, pasi më parë ka drejtuar për 54 ndeshje Shkëndijën e Tetovës në sezonin 2020-21 ku u shpall edhe kampion.

Gjoka ka përvojë të madhe si trajner në futbollin shqiptar, teksa ka drejtuar ekipe si  Kukësi, Flamurtari, Vllaznia, Kamza, Apolonia dhe Tomori.

"Jam i kënaqur që kam ardhur në një skuadër siç është Shkupi, një skuadër që është ndërtuar për të dalë kampion, një skuadër elitare e futbollit të Maqedonisë. Sigurisht që jam i lumtur që jam bashkuar me ta, kështu që mendoj dhe shpresoj që së bashku të gjithë, që këto pesë finale t'i kthejmë në favorin tonë, pse jo të kërkojmë titullin kampion për atë që edhe është ndërtuar kjo skuadër”, tha Gjoka për faqen zyrtare të klubit.

Kontrata e Gjokës me FC Shkupin përfshin pesë ndeshjet e fundit të këtij sezoni, si dhe gjithë sezonin e ardhshëm, me mundësi për vazhdim të kontratës për një vit tjetër. Pas prezantimit zyrtar, trajneri Gjoka u takua me stafin e tij dhe futbollistët, duke filluar menjëherë seancat e para stërvitore për të filluar përgatitjet për sfidat e ardhshme.

Me 55 pikë, Shkupi mban vendin e dytë me vetëm tre pikë më pak se Struga kryesuese që drejtohet nga Shpëtim Duro.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare